Dha dorëheqjen 5 ditë pas denoncimit të grabitjes nga pastruesja, prokuroria hetim pasurisë së ish-këshilltares në Kryeministri

113
Sigal

Shuma e parave prej 400 mijë euro dhe 8500 dollarësh e gjetur në banesën e Rozeta Dobit pas përgjimit në komisariat, vijon të mbetet pa pronar.

Kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala referuar hetimeve të deritanishme të prokurorisë. Ajo u shpreh se asnjë nga personat që kanë rënë pre e vjedhjes nga ana e pastrueses Rozeta Dobi nuk ka pranuar se shuma e parave t’u përkasë atyre.

Ata janë shprehur se nga banesat e tyre janë marrë bizhuteri. Prokuroria ka dyshime se kjo ka ardhur për shkak se paratë e gjetura në banesën e 49-vjeçares burojnë nga një veprimtari kriminale dhe nuk justifikohen pasi nuk janë të deklaruara në bankë.

Gjatë hetimit policia ka sekuestruar edhe celularin që kishte në përdorim Dobi ku janë marrë numrat e klientëve të tjerë të saj ku ajo punonte si pastruese. Ndërkohë këto persona janë marrë në pyetje nga policia për të zbuluar se kujt i përkasin paratë që deri më tani kanë mbetur pa pronar.

Nga ana tjetër Alda Klosi, e cila ra pre e grabitjes nga ana e Dobit do të merret sërish në pyetje nga prokuroria ndërsa mësohet se ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në kryeministri 5 ditë pasi ka ndodhur grabitja në shtëpinë e saj.