Ja si u masakrua buxheti i shtetit, me ndihmat e tërmetit për të blerë vota

199
Sigal

Sipas 4 Vendimeve të Këshillit Bashkiak Durrës (VKB nr.11, 15, 50, 59 të vitit 2021) është vendosur miratimi i dhënies së ndihmës financiare për subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave që u dëmtuan nga Tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Numri total i subjekteve përfitues është 4 294 individë me një vlere totale të përfituar  prej 1 402 500 000 lekë.

Baza Ligjore:

  • Ligji nr.139/2015 ”Për qeverisjen vendore” i ndryshuar;
  • Ligji nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”;
  • Ligji nr.137/2020 “Për Buxhetin e vitit 2021” i ndryshuar;
  • Akti Normativ nr.9, datë 16.12.2019 “ Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” miratuar me Ligjin nr.97/2019;
  • VKM nr.750, datë 27.11.2019 “ Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë” i ndryshuar;
  • VKM nr.904, datë 24.12.2019 “ Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”;
  • VKM Nr.5 datë 6.1.2020 “ Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model” i ndryshuar;
  • VKM nr. 189 datë 25.03.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Vorë”;
  • VKM nr. 205 datë 25.03.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të banesave individuale, në bashkitë Durrës dhe Kavajë”;
  • VKB nr. 47 datë 29.05.2020, Bashkia Durrës “Për miratimin e masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit DS1, DS2 dhe DS3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në qytetin e Durrësit”;
  • VKB nr.59 datë 20.04.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dymbëdhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  • VKB nr.50 datë 14.04.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së njëmbëdhjete me subjektet përfitues të Programit të Grantit për Rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  • VKB nr.15 datë 22.02.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dhjete me subjektet përfitues të Programit të Grantit për Rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  • VKB nr.11 datë 04.02.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së nënte me subjektet përfitues të Programit të Grantit për Rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  • Urdhri nr.180 datë 12.03.2020 të zëvendëskryetarit të Bashkisë Durrës “Për ngritjen e zyrës së posaçme të rindërtimit, rikonstruksionit dhe të rimëkëmbjes ekonomike pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve, Shërbimit Veterinar dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Durrës”.