Futbollisti shqiptar firmos kontratë deri në vitin 2023 me Bajernin e Mynihut

220
Sigal

Behar Neziri, futbollisti shqiptar, me një të ardhme të ndritur, është pjesë e moshave të Bajernit të Mynihut. Ditën e sotme, mesfushori i lindur më 6 janar të vitit 2006, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me gjigantët gjermanë, që e mban të lidhur me këtë klub, deri në qershor të vitit 2023.

Neziri aktualisht është pjesë e ekipit U-19 dhe është një kandidat serioz për skuadrën e parë. Kontrata e re, nxjerr në pah, besimin e drejtuesve gjerman te talenti shqiptar, i cili është një nga më të spikaturit tek ekipi U-19. Mesfushori shqiptar është pjesë e bavarezëve që nga viti 2016.