Ja provat e grabitjes së 10 mijë policëve në tenderin 28 miliardë lekë për uniformat

397
Sigal

Fakte dhe prova të reja për SPAK mbi tenderin 4-vjeçar të uniformave të Policisë së Shtetit!

Investigimi i Superskandalit! Në numrin e djeshëm Gazeta ’Telegraf ’ nisi një cikël botimesh që kanë mbërritur në redaksi dhe që mund të shërbejnë si prova dhe fakte shtesë për SPAK, i cili ka nisur nga ana e tij një hetim në lidhje me këtë tender. Në numrin e sotëm po botojmë fakte të tjera skandaloze në lidhje me këtë procedurë për të cilën SPAK duhet të zbardhë të vërtetën, pasi mendimi i ekspertëve të fushës tregon se ka shumë arsye bindëse, ku janë shkelur procedurat dhe paanshmëria e kësaj procedure. Po sipas këtyre ekspertëve nga më të mirët e fushës së prokurimeve, kryesisht të veshmbathjes dhe tekstilit, mendohet për një supervjedhje prej 13 268 757 780 lekë të vjetra nga tenderi i uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit, zhvilluar në datë 10.05.2020. Ky dëm kolosal ka ardhur përkatësisht nga ulja në total e sasisë prej 239,985 uniforma dhe veshje të tjera , që do të blihen më pak sipas procedurës që u rihap, pas asaj të datës 5.11.2019. Dëmi ekonomik vlerësohet në vlerën e 5 miliardë lekë, (vjedhje e parashkuar që në dokumentat e tenderit) + 8 miliardë 268 757 780 lekë vjedhja nga përdorimi i skemës ”mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, nga të cilat: 6 miliardë e 121 833 780 lekë vjedhja është nga uniformat e policisë, ndërsa 2 miliardë e 146 924 000 lekë vjedhja është nga këpucët e policisë. Ose e konvertuar në valutë të huaj, vjedhja nga tenderi i uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit arrin në 10,8 milionë euro.

Zhvlerësohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit???

Nga përdorimi i skemës ”mafioze” shumatorja e çmimeve për njësi, një punonjës policie i thjeshtë, vlerësohet (kushton) më shumë se sa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit???

 Operatori ekonomik “D&E” sh.p.k, fitues i procedurës “fiktive” të këtij tenderi në plotësimin shtojca 3 formulari i ofertës ekonomike, të dokumentave të tenderit, nga përdorimi i skemës “mafioze” shumatorja e çmimeve për njësi, për të njëjtët artikuj të uniformës, këpucëve, etj, të policisë edhe pse janë të ndërtuar me të njëjtat parametra teknikë të materialit bazë (si lëndë të parë) në cilësi, nga ato që përmbajnë specifikimet teknike, por që ka vendosur 2 – 3 dhe 4 çmime të ndryshme, në raport me shtojca 13, sasia dhe grafiku i lëvrimit të dokumenteve të tenderit (sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen), duke ndjekur parimin e përfitimit: Atje ku sasia e pritshme (në total) për t’u realizuar (uniforma, këpucë, etj) është më e madhe, ka vendosur çmime të larta (të “majme”), ndërsa atje ku sasia e pritshme (në total) për t’u realizuar (uniforma, këpucë, etj) është e vogël, ka vendosur çmime më të ulëta, si më poshtë: Një punonjës policie i thjeshtë (me gradën më të ulët, “inspektor”), kushton më shumë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (me gradën, ” Drejtues Madhor”). Më poshtë po japim shembuj dhe fakte tronditëse ku çdo qytetar dhe hetuesit e SPAK mund të bëjnë analizën e tyre jo vetëm ekonomiko-financiare, por edhe logjike dhe të paanëshme.

 A – Ja diferencat e çmimit të xhupit të Policisë me ato të Drejtuesve të Lartë të Policisë

  • Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të ngrohtë) treçerekësh, që do të përdoret dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (me gradën “Drejtues Madhor”), me çmimin e ofruar në tender, vlerësohet (kushton) 4,320 lekë për 1 copë ose 43 mijë lekë të vjetra për 1 copë ?!?!?!. Sasia xhup shërbimi (3/4) me veshje të ngrohtë, që do të blihen është 1,000 copë.
  • Ndërsa xhup shërbimi (me veshje të ngrohtë) i shkurtër, për punonjës policie të thjeshtë (me gradën më

të ulët, “Inspektor”), me çmimin e ofruar në tender vlerësohet (kushton) 11,400 lekë?!?!?! Ose 114 mijë lekë mijë lekë të vjetra për 1 copë, që është ndërtuar me të njëjtat parametra teknikë të materialit bazë (si lëndë të parë) në cilësi, që është përdorur edhe për xhupin e shërbimit (3/4) me veshje të ngrohtë, treçerekësh, që do të përdoret dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (me gradën, “Drejtues Madhor”). Sasia xhup shërbimi(me veshje të ngrohtë) i shkurtër, për punonjës policie të thjeshtë që do të blihen është 13,500 copë.

  • Pra, xhup shërbimi (me veshje të ngrohtë) i shkurtër, për punonjës policie të thjeshtë (me gradën më të ulët “Inspektor”), kushton 7,080 lekë (ose 70 mijë e 800 lekë të vjetra më shumë se xhupi i shërbimit (3/4)(me veshje të ngrohtë). Pra (11,440 lekë xhupi i policisë – 4,320 lekë xhupi i Drejtorit të Policisë = 7,080 lekë ose 70 mijë e 800 lekë të vjetra ), ose 2,64 herë më shumë se xhupi i shërbimit (3/4), me veshje të ngrohtë treçerekësh, që do të përdoret dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu (me gradën, “Drejtues Madhor”) ?!?!?! Në këto raste të kujtohet ajo shprehja e vjetër popullore: “Matrallos, mor matrallos, vetë firmos, e vetë vulos!”

 

B – Ja diferencat e çmimit të këpucëve të Policisë me ato të Drejtuesve të Lartë të Policisë

 

  • Këpucë ceremoniale gjysma për meshkuj, që do të përdoren dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së

Shtetit me çmimin e ofruar në tender, vlerësohet (kushton) 2,220 lekë/1 palë??? Sasia këpucë ceremoniale për meshkuj që do të blihen është 396 palë.

  • Ndërsa këpucë verore gjysma për meshkuj për të gjithë punonjësit e tjerë të policisë (pavarësisht gradës

që mbajnë), me çmimin e ofruar në tender, vlerësohet (kushton) 7,440 lekë/1 palë (ose 74 400 lekë të vjetra për 1 palë) , që është ndërtuar me të njëjtat parametra teknikë të materialit bazë (si lëndë të parë) në cilësi që është përdorur për këpucë ceremoniale gjysma që do të përdoren dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ??? Sasia këpucë verore gjysma që do të blihen është 14,200 palë.

  • Pra, këpucë verore gjysma për meshkuj për të gjithë punonjësit e tjerë të policisë (pavarësisht gradës që

mbajnë), 5,220 lekë më shumë se këpucë ceremoniale gjysma për meshkuj, (7,440 lekë – 2,220 lekë = 5,220 lekë, ose 52 mijë e 200 lekë të vjetra më shumë, për 1 palë), ose 3.35 herë më shumë se këpucë ceremoniale gjysma për meshkuj, që do të përdoren dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ???

C- Ja loja me çmimet e gradave, shenjave, spaletave etj

Operatori ekonomik “D&E” sh.p.k,, fitues i procedurës “fiktive” të këtij tenderi në plotësimin e shtojca 3, formulari i ofertës ekonomike dhe të dokumenteve të tenderit, nga përdorimi i skemës “mafioze” shumatorja e çmimeve për njësi, për artikuj kordonat, gradat, stema, shenjat e policisë së shtetit, me përmasa të njëjtë dhe të ndryshme, që janë të ndërtuar me material të njëjtë e të ndryshme në cilësi, nga ato që përmbajnë specifikimet teknike, por që ka vendosur për të gjitha, çmimet të njëjtë (të papërfillshme), 20 lekë 1/copë apo 1/palë pa tvsh, (24 lekë 1/copë apo 1/palë me tvsh), në raport me shtojca 13, sasia dhe grafiku i lëvrimit të dokumenteve të tenderit (sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen), si më poshtë:

Kordonë ceremonialë, kapele, grada tubolare, spaleti shërbimi, grada tubolare spaleti ceremoniale, gradë e vogël gjoksi për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, (me gradën, “drejtues madhor”) i ndërtuar me material (si lëndë të parë) më cilësore, nga ato të përcaktuara në specifikimet teknike (të larë me “ar”, flori “24 karatë”), se sa materiali (si lëndë të parë) që është përdorur për kordonë cermoniale kapele, grada tubolare spaleti shërbimi, grada tubolare spaleti ceremoniale, gradë e vogël gjoksi për punonjës policie të thjeshtë (me gradën më të ulët “inspektor”), me çmimin e ofruar në tender, secila vlerësohet (kushton), po aq nga 20 lekë pa tvsh (24 lekë me tvsh), sa një punonjës policie i thjeshtë???

 

D – Mashtrimi – Skandali – Absurditeti, që ideuan dhe ndërtuan skemën abuzuese

 

  • Mashtrimi me kartat e policit! Në tenderin “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të

policisë së shtetit”, me fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa tvsh ose 28 miliardë 003 475, 570 lekë të vjetra, (3,360,417,084 lekë me tvsh), zhvilluar më datë 11.05.2020. Ndërsa kryeministri Edi Rama, premtoi për pajisjen e secilit me “kartë”, për të tërhequr uniformat dhe këpucët e tyre për 10.000 punonjës policie. Mirëpo Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e “sfiduan” Kryeministrin Edi Rama, me apo pa dieninë e tij ?!?!?!

 

  • Skandali me kolaudimin e mallit dhe sasinë! Dorëzohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit! Në shkelje të ligjeve, standardeve e udhëzimeve të shtetit, shmang qëllimisht kolaudimin e dokumentimin ligjor (sasior e cilësor), të uniformave ??? Edhe pse janë pronë e saj, të përcaktuar me vendim të posaçëm qeverie. I kthen shpinën policisë, braktis uniformat e tyre. E paprecedent! Kolaudimin ose kontrollin përfundimtar të artikujve të uniformës, testet dhe inspektimet e tyre, ia kalon në dorë të kontraktuesit, (fituesit të tenderit) “D&E” shpk, që t’i kryejë ai vetë???!

 

  • Absurditeti me cilësinë! E pa dëgjuar ndonjëherë në botë! Kurse këtu në Shqipëri, i kërkohet që secili

punonjës i policisë, (individualisht), të kolaudojë porosinë e bërë prej tij, të uniformës ??? Një mënyrë e mirë e zgjedhur, për të mos rrjedhur vjedhja nga uniformat dhe këpucët etj, të policisë së shtetit, që mund të shkojë deri në shumën 1,358,168,998 lekë ( ose 13 miliardë e 581.689. 980 lekë të vjetra) dhe një abuzim i mundshëm për realizimin me cilësi të dobët të uniformave e këpucëve.

 

  • Kjo sipas një aforizmi do të thotë: “Ndërsa qeni leh, ujku ka bërë punën” dhe pasi janë veshur me

Uniformë, (mbas “pilafit”!), njësia e uniformave ngritur pranë ministrisë së brendshme, siç tregohet në dt. (dokumentet e tenderit), do të zhvillojë sondazhe në terren të veshjeve të efektivëve të policisë në të gjithë vendin???, që ndryshe do të thotë: Efektivët duhet të zhveshin uniformën që kanë veshur (furnizuar), për të testuar veshjet e tyre në laboratore jashtë vendit??? Njësia e uniformave ngritur pranë Ministrisë së Brendshme, një “formalitet” në letër, të gënjesh veten, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse “pazaret” e bashkëpunimit, i ka mbyllur kolaudimi i dyshimtë, që është lënë në dorë të fituesit të tenderit, pra ka mbaruar “filmi pa zë dhe figurë”. Fituesi i tenderit që ka lidhur kontratën “D&E” sh.p.k., është likuiduar (ka marrë paratë) për furnizimin e kryer.

 

5- Në dyshimin, se në nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, vjedhja mund të shkojë deri në shumën

1,326,875,778 lekë,(ose 13 milionë USD) nga procedura e tenderit “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”, me fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa tvsh (3,360,417,084 lekë me tvsh), zhvilluar në datë 11.05.2020, nga agjencia e blerjeve të përqendruara. Kjo vlerë në përmasa kaq të mëdha, që është realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit në rrethana cilësuese, duhet konsideruar vjedhje në bashkëpunim ndërmjet zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshi, Ministër i Brendshëm dhe Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

6- Si pjesë e procedurës së tenderit “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”, me fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa tvsh (3,360,417,084 lekë tvsh), zhvilluar më datë 11.05.2020, në bazë të fakteve e provave që ekzistojnë mjaftueshëm, për “shpërdorim të detyrës e korrupsionit” dhe “shkelje të barazisë në tenderë”, procedimit penal nuk duhet t’i shpëtojë dhe: Titullarit të Organit Qendror Blerës, i autorizuar nga Ministri i Brendshëm. Ja shkeljet që rëndojnë: “Shkelje” të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 82, datë,14.02.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, sepse sipas pikave 1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; dhe 1.7. Blerje këpucësh; është përcaktuar, se procedurat e prokurimit nuk duhet të hapen bashkë. Por veç për Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; dhe veç për Blerje këpucësh. Pikërisht ky bashkim blerjesh, ka penguar qëllimisht konkurrencën e pjesmarrjes në këtë procedurë, të kompanive shqiptare prodhues veshje e prodhues këpucësh. Sepse në Shqipëri punësimi është në nivele të larta, (nuk ka papunësi)???, prandaj paratë e taksapaguesit shqiptar, duhet të shkojnë jashtë shtetit, firma fituese e tenderit “D&E” sh.p.k., uniformat edhe këpucët e Policisë së Shtetit t’i prodhojë në fabrikat Turke apo Kineze, se atje ka papunësi???

 

V E N D I M

 

Nr. 914, datë 29.12.2014

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

  1. Miratimin e rregullave të prokurimit publik, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohen autoritetet kontraktore, të përcaktuara në nenin 2, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar,për zbatimin e rregullave të miratuara me këtë vendim.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

KREU VII

 

ZYRTARËT E PROKURIMIT DHE ZHVILLIMI I PROCEDURAVE

 

Neni 56

Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar

 

Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar prej tij është përgjegjës për ngritjen e grupeve të punës, komisioneve të përfshira në procesin e prokurimit dhe nxjerrjen e urdhërit të prokurimit. Zyrtari i autorizuar për fillimin e prokurimit duhet të jetë njëri nga drejtuesit kryesorë të autoritetit kontraktor, zakonisht zëvendëstitullari. Ai duhet të sigurojë një ndarje të qartë ndërmjet detyrave të zyrtarëve/nëpunësve të përfshirë në hartimin e dokumenteve të tenderit dhe atyre të përfshirë në procesin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së fituesit.

Në çdo rast, detyrat që përcaktohen në këto rregulla për titullarin e autoritetit kontraktor ose zyrtarin e autorizuar prej tij duhet të kryhen në përputhje me ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të ndryshuar.

A)“Shkelje” të Udhëzimit e Ministrisë së Financave Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiviteteve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar me Udhëzimin nr.24, datë 07.12.2016, nr.06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”;

B)“Shkelje”, hapja dhe dorëzimi i ofertave ekonomike është bërë në datën 11.05.2020, ndërsa Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 17.06.2020???, duke shkelur pikën 6, të nenit 66, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, ku tregohet:

Në bazë të ofertave të pranuara, komisioni i vlerësimit të ofertave harton renditjen përfundimtare, e cila duhet të komunikohet në kohën e njoftuar, por, në çdo rast, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e dorëzimit të ofertave. /TELEGRAF.AL

10.8 milionë euro vjedhje me uniformat e Policisë së Shtetit