10.8 milionë euro vjedhje me uniformat e Policisë së Shtetit

639
  • Realizimi i skemës “mafioze”, si pazar i paramenduar nga Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu.
  • Fakte dhe prova të reja për SPAK mbi tenderin 4-vjeçar të uniformave të Policisë së Shtetit, ku tenderi zhvillohet dy herë. Herën e parë vlera ishte rreth 28 milionë euro për 726 artikuj. Tenderi i dytë që u përsërit ka përsëri të njëjtin fond, por artikujt përgjysmohen, duke zbritur në 486 artikuj.
  • Mbi 10,000 punonjës policie, që përfitojnë uniforma dhe këpucë, i bie që të jetë vjedhur nga 1,000 euro secili në kohë pandemie. Çmimet janë të fryra dhe skandaloze, ku 1 bluzë me mëngë të gjata kushton shumë herë më shtrenjtë se një bluze me mëngë të shkurtëra, apo 1 xhaketë e policit kushton 100% më e shtrenjtë se xhaketa e titullarëve të Policisë së Shtetit.
  • Ja si “përligjet” korrupsioni galopant dhe evident me dyshimin se, nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, vjedhja mund të shkojë deri në shumën 13 miliardë e 268.757.780 lekë, nga procedura “fiktive” e tenderit “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.
Sigal

10.8 milionë euro vjedhje me uniformat dhe këpucët e Policisë së Shtetit të realizuara me skemën “mafioze”, si pazar i paramenduar nga Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu

 Fakte dhe prova të reja për SPAK mbi tenderin 4-vjeçar të uniformave të  Policisë së Shtetit!

Material për kallëzim penal në SPAK të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme duke filluar nga  Sandër Lleshaj dhe Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit me  Ardi Veliun në krye, për skandalin e procedurës së tenderit të uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit.

Investigimi i Superskandalit! Gazeta  ”Telegraf” po nis një cikël botimesh që kanë mbërritur në redaksi dhe që mund të shërbejnë si prova dhe fakte shtesë për SPAK, i cili ka nisur nga ana e tij një hetim në lidhje me këtë tender.  Sipas ekspertëve më të mirë të fushës së prokurimeve kryesisht të fushës së veshmbathjes dhe tekstilit, mendohet për një supervjedhje prej 13 268 757 780 lekë  të vjetra  nga tenderi i uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit, zhvilluar në datë 10.05.2020. Ky dëm kolosal ka ardhur përkatësisht nga ulja në total e sasisë prej 239,985 uniforma dhe veshje të tjera, që do të blihen më pak sipas  procedurës që u hap fillimisht në datë 5.11.2019. Dëmi ekonomik vlerësohet  në vlerën e 5 miliardë lekë  (vjedhje e parashkuar që në dokumentat e tenderit) + 8 miliard e 268 757 780 lekë vjedhja nga përdorimi i skemës ”mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, nga të cilat: 6 miliard e 121 833 780 lekë vjedhja është nga uniformat e policisë, ndërsa 2 miliard e 146 924 000 lekë vjedhja është nga këpucët e policisë. Ose e konvertuar në valutë të huaj, vjedhja nga tenderi i uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit arrin në 10,8 milionë euro. Në dokumentat e tenderit tregohet se janë 10,000 punonjës policie që përfitojnë uniforma dhe këpucë, kështu që nga uniformat dhe këpucët e tyre, i bie që të jetë vjedhur nga 1,000 euro secili punonjës policie, në kohë pandemie, ndërkohë që policisë nuk u jepen as orët jashtë orarit për shërbimet suplementare dhe trajtimet e tjera të kërkuara edhe nga Sindikata e Policisë së Shtetit. Çmimet janë të fryra dhe skandaloze, ku 1 bluzë me mëngë të gjata, kushton shumë herë më shtrenjtë se një bluze me mëngë të shkurtëra, apo 1 xhaketë e policit  kushton 100% më e shtrenjtë se xhaketa e titullarëve të Policisë së Shtetit. Fakte të tjera tronditëse kanë të bëjnë me faktin se tenderi zhvillohet dy herë. Herën e parë vlera ishte rreth 28 milionë euro për 726 artikuj. Tenderi i dytë që u përsërit ka përsëri të njëjtin fond, por artikujt përgjysmohen duke zbritur në 486 artikuj. Para pak ditësh, Ambasada e Gjermanisë i dhuroi Repartit ”RENEA”, 200 palë këpucë me qafë të gjatë trupe, tepër cilësore, me çmimin 150 euro për 1 palë këpucë. Ndërsa Policia e Shtetit në tenderin e zhvilluar për uniformat në datën 11.05. 2019,  blen për 4 vjet, 28 mijë e 66 këpucë dimërore për meshkuj dhe këpucë të thjeshta për femra me çmimin 137 euro për 1 palë.

Dyshimi është i mirë, të bën që të hetosh e të zbulosh të vërtetën !

 

Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme e të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim, janë të kapur nga “mafia” e uniformave në veprim! Ligjet financiare thonë se: “ndiq paranë nga krimi atje, ku paraja e pistë, është pazar i paramenduar”. Dhe kush nuk e njeh të vërtetën është naiv; kush e njeh dhe me vetëdije e fsheh, është kriminel!

 

Thellohet skandali me tenderin 4 – vjeçar  “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të  policisë së shtetit”, me fondin limit: 28 miliardë e 003,475.700  lekë pa tvsh (33 miliardë e 604.170.840 lekë të vjetra me tvsh), zhvilluar në datë 11.05.2020. “Përligjet” korrupsioni galopant dhe evident me dyshimin se, nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, vjedhja mund të shkojë deri në shumën 13 miliardë e 268.757.780 lekë, nga procedura  “fiktive” e tenderit “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”, me fondin limit: 28 miliardë  e 003.475.700 lekë pa tvsh (33 miliard e 604.170.840 lekë të vjetra me tvsh), për 4 – vite, zhvilluar në datë 11.05.2019, nga agjencia e blerjeve të përqendruara, në Ministrinë e Brendshme. Nga krahasimi me fondin limit prej 28 miliardë e 003,475,700 lekë pa tvsh,  që është rihapur procedura e tenderit në datë 5.11.2019, fituesi i tenderit “D&E” sh.p.k, ka ofruar vlerën 27 miliardë e 690,547,760 lekë pa tvsh). Ose ka ofruar 98,87 % të fondit limit (është ulur 1,13 %, nga fondi limit), me një diferencë më pak  nga fondi limit, prej 31,292,794 lekë pa tvsh, (2,800,347,570 lekë − 2,769,054,776 lekë ═ 31,292,794 lekë ( të reja )pa tvsh. Në datë 14.07.2020, nga procedura e tenderit 4 – vjeçar  “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së Shtetit”, me fondin limit: 28 miliardë e 003,475,700 lekë pa tvsh (33 miliardë e 604,170,840 lekë me tvsh), zhvilluar në datë 11.05.2020, është bërë njoftimi duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë: “D&E” shpk., dhe “Summer conf. S.R.L”, “Lovers S.R.L” dhe “Yakupoglu tekstileve deri San. Tic. As a. Vedat Yakupoglu”. Adresa e përfaqësuesit të BOE-së (bashkimi i operatorëve ekonomikë) ”D&E ” shpk: Rruga ”Milto Tutulani”, Pallati ‘ALB Millenium’, nr.6, kati 1, Tiranë. Përfaqësuesi i BOE-së  ”D&E shpk” me aktivitet “gërmime dheu”, që është shpallur fitues me skema “mafioze” e manovra, ku  shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar është: 319.966  lekë (pa tvsh), kundrejt shumatores limit të çmimeve për njësi: 621,011 lekë (pa tvsh), që është rihapur procedura e tenderit në datë 5.11.2020, pra është ofruar 51,5%. Në këtë njoftim tregohet: Përshkrim i shkurtër i kontratës: Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit, me fond total të marrëveshjes kuadër për 4(katër) vite: 28 miliardë e 003,475,700 lekë të vjetra ose (dymiliardë e tetëqindmilion e treqindedyzetëeshtatëmijë e pesëqindeshtatëdhjetë) lekë të reja (pa tvsh) dhe me shumatore limit të çmimeve për njësi:  621,011 (gjashtëqind e njëzetë e njëmijë e njëmbëdhjetë) lekë (pa tvsh). Afati kohor i ekzekutimit: brenda datës 1 prill për artikujt e uniformës verore??? Dhe brenda datës 1 shtator për artikujt e uniformës dimërore???. Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda marrëveshjes kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë. Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqiteni pranë organit qendror blerës agjencia e blerjeve të përqendruara, me adresë: Ministria e Brendshme, Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, tel: 042247865, brenda 5(pesë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, për të lidhur marrëveshjen kuadër.

Në datë 04.09.2020 me nr.43/4 prot. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, departamenti për shërbimet mbështetëse, nëpërmjet drejtorit të këtij departamenti  z. Theodhori Gravani, i dërgon përfaqësuesit të BOE-së ”D&E” shpk., z. Ismail Kadiu që është shpallur fitues i tenderit, të paraqesë ofertën.

Në datë 08.09.2020 me nr.43/4 prot. Z. Ismail Kadiu, përfaqësues me prokurë të posaçme të BOE-së (bashkimit të operatorëve ekonomikë): “D&E” shpk., dhe “Summer Conf. S.R.L”,  “Lovers S.R.L” dhe “Yakupoglu Tekstil Ve Deri San. Tic. As a. Vedat Yakupoglu”, i kthen përgjigje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse, z. Theodhori Gravani, oferta si më poshtë: Sipas dokumentave të tenderit, shtojca 13, sasia dhe grafiku i lëvrimit, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen në total sasia është prej 486,658 uniforma, këpucë, etj, për 4-vite. Ndërsa  “D&E” Shpk., ka ofruar vlerën 14 miliardë e 395,873,100 lekë ( të vjetra) pa tvsh. Total sasia është për 245,658 uniforma, këpucë, veshmbathje etj.) Në datë 10.09.2020, është nënshkruar kontrata e parë ndërmjet  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuar nga z. Theodhori Gravani, Drejtor i Departamentit për shërbimet mbështetëse (me autorizim të  Ardi Veliu,  Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit) dhe z. Ismail Kadiu, përfaqësues me prokurë të posaçme të BOE-së (bashkimit të operatorëve ekonomikë): “D&E” shpk., dhe “Eummer Conf. S.r.l”  dhe “Lovers s.r.l” dhe “Yakupoglu Tekstil Ve Deri San. Tic. As a. Vedat Yakupoglu”, me vlerën totale përfundimtare të kontratës së parë, 17 miliardë e 275,047,720  (me tvsh), për total sasia prej 245,658 uniforma, këpucë, etj. (14  miliardë e 395,873,100 lekë pa tvsh + 20 % tvsh = 17 miliardë e 275,040 lekë të vjetra me tvsh). (sipas akteve ligjore e nënligjore “për prokurimin publik”, kontratat lidhen me tvsh).

Në buletinin nr.77 datë 28 shtator 2020 të Angjecisë së Prokurimit Publik (faqe 313/422), është publikuar: Formulari i publikimit të njoftimit të kontratës së nënshkruar me këto të dhëna: Autoriteti kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; 1.(emri dhe adresa e autoritetit), 2. Lloji i procedurës: procedurë e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, “marrëveshje  kuadër, me një operator ekonomik ku të gjithë kushtet janë të përcaktuara, me afat të marrëveshjes kuadër 4 (katër vite); 3. Objekti i kontratës:  “blerje dhe shpërndarje të uniformave dhe këpucëve për policinë e shtetit”;  4. Numri i referencës së procedurës: ref-31606-07-25-2019; 5.  Fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër“ 2,800,347,570 lekë pa tvsh; 6. Vlera totale përfundimtare e kontratës: 1,727,504,772  (me tvsh), 7. Data e lidhjes së kontratës: datë 10.09.2020; 8. Emri dhe adresa e kontraktorit/nënkontraktorit, emri BOE- “D&E” shpk., dhe “Summer Conf. S.r.l”  dhe “Lovers S.R.L”, adresa, rruga ”Milto Tutulani”, pallati ‘alb millenium’, nr.6, kati 1, Tiranë, Nipt K71804001C; R08145996; 00235470135; 9290313472. Në njoftimin e kontratës së nënshkruar (buletini nr.77 datë 28 shtator 2020), gjendet ky shënim: “V. Vlera” për të kuptuar, se vjetore është vlera 17 miliardë e 275,047,720  (me tvsh)???, dhe se do të ketë kontratë të dytë, kontratë të tretë dhe kontratë të katërt, sepse kemi të bëjmë me kontratë për 4 – vite.

Mashtrim dhe në lidhjen e kontratës datë 10.09.2020!

 

Ndërsa procedura e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit” rihapet me fondin e përgjithshëm të marrëveshjes kuadër 28 miliardë e 003 475.700 lekë pa tvsh (33 miliardë e 604.170.840 lekë me tvsh), për 4 – vite???, kurse kontrata nënshkruhet në vlerën totale përfundimtare të kontratës së parë, V. Vlera (vjetore vlera)  17,275,047,720  (me tvsh)???. Sa kaq kuptohet, se vlera totale përfundimtare e kontratës: v vlera (vjetore vlera)  17,275,047,720  (me tvsh), i përket kontratës së parë. Sepse kjo tregohet tek formulari i njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshëm në marrëveshjen kuadër [data: 14.07.2020], ku përshkruhet:

afati kohor i ekzekutimit: brenda datës 1 prill për artikujt e uniformës verore??? Dhe brenda datës 1 shtator për artikujt e uniformës dimërore???.

–  përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda marrëveshjes   kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë. Pra vlera totale përfundimtare e kontratës së parë v vlera (vjetore vlera)  është: 17,275,047,720  (me tvsh)???

Edhe pse kemi të bëjmë me kontratë 4-vjeçare “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”, por që nuk është publikuar se sa është vlera e përgjithshme e marrëveshjes kuadër, pa tvsh dhe me tvsh, për në total sasia që është prej 486,658 uniforma, këpucë, etj, për 4-vite,???

Në dokumentat e tenderit të ndryshuara (të procedurës së rihapur në datë 5.11.2019), shtojca 13, sasia dhe grafiku i lëvrimit, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen në total sasia është prej 486,658 uniforma, këpucë, etj, për 4-vite, (por jo të detajuara se sa është sasia në vitin e parë?, vitin e dytë?, vitin e tretë? Dhe vitin e katërt)???, ç’ka tregon se në këtë  rast kemi të bëjmë me “mashtrim”:

Për çdo rast, sasitë e kërkuara në kontatën e parë, nuk do të jenë më tepër se 50 % e sasive të pritshme të vitit të parë tregohet??? Në shtojcë 13, sasia dhe grafiku i lëvrimit të dokumentave të tenderit (sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen),  por nuk ka të përcaktuar se sa do të jetë sasia e pritshme të vitit të parë???. Ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar me 50,4 % e sasive e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen për 4-vite??? Pra në këtë rast kemi të bëjmë me mashtrim, sepse kontrata është lidhur edhe për sasitë e pritshme dhe të vitit të dytë (kontrata është lidhur për dy vjet)???

Dhe me kontratën marrëveshje kuadër (në fakt kontratë marrëveshje për vjedhje), mund  të bësh çfarë të duash, kur të duash dhe si të duash.

Kështu, në dokumentat e tenderit të ndryshuara (të procedurës së rihapur në datë 5.11.2019), shtojca 13, sasia dhe grafiku i lëvrimit, sasia e pritshme e artikujve të uniformës: Për artikujt aksesorë reflektive ( mbulesë kapele, mëngore) të policisë rrugore, kërkohet sasia 1,000 copë, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 1,700 copë???  Për artikullin kostumi dimëror, (xhup, pantallona, 2 kapele sport) për punonjësit e policisë patrullë e përgjithshme, kërkohet  sasia  2,000 komplete, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 2,300 komplete??? Për artikullin kostumi motoçiklisti, (xhup, pantallona, 2 kapele sport) për punonjësit e policisë seksioni i forcës së posaçme ‚shqiponja‘  dhe të njësisë së ndërhyrjes së patrullave me motoçikleta, kërkohet  sasia  300 komplete, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 500 komplete ? Për artikullin rrip ceremoniali kërkohet sasia 100 copë, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 250 copë; ??? Për artikullin këmishë ceremoniali me mëngë të gjata/meshkuj kërkohet sasia 9,000 copë, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 10,000 copë??? Për artikullin dorashka ceremoniali kërkohet sasia 100 copë, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 500 copë? Për artikullin shall për femra për zyrat e pritjes së qytetarëve, kërkohet sasia 100 copë, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 140 copë??? Për artikullin shenja gjoksi numri mesëm kërkohet sasia 100 copë, ndërsa kontrata e parë në datë 10.09.2020, është nënshkruar për 2,000 copë? Por çfarë tregohet në vendimin e këshillit të ministrave nr. 914, datë 29.12.2014 “për rregullat e prokurimit publik“

 

V e n d i m Nr. 914, datë 29.12.2014 :Për Miratimin e rregullave të prokurimit publik

 

Kreu V marrëveshja kuadër, neni 47, llojet e marrëveshjes kuadër, pika 2, tregohet: kontratat e bazuara në marrëveshjet kuadër të lidhura me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara duhet të akordohen brenda kufijve dhe kushteve të parashikuara në marrëveshjen kuadër. Në kontratat e bazuara në marrëveshjen kuadër nuk mund të bëhen ndryshime të kushteve për të cilat është lidhur marrëveshja, pasi kjo do të konsiderohej shkelje e marrëveshjes kuadër. Nëse nevojat e autoritetit kontraktor ndryshojnë, atëherë autoriteti kontraktor duhet të prokurojë një marrëveshje kuadër të re??? Tashmë 1 prill 2020 ka sosur, po kështu dhe 1 shtator 2020 ka sosur, pra kontrata e nënshkruar në datë 10.09.2020 v vlera (vjetore vlera)  1,727,504,772  (me tvsh), i bie të jetë: Afati kohor i ekzekutimit: brenda datës 2021 për artikujt e uniformës verore??? Dhe brenda datës 1 shtator 2021 për artikujt e uniformës dimërore. Fituesi i tenderit “D&E” shpk., ka ofruar  33. 228.657.310 lekë me tvsh  –  17.275.047.720 lekë me tvsh që është lidhur kontrata e parë  = 15.953.609.590 lekë me tvsh, mbetet vlera për tre vite për t’u kontraktuar,???, që do të thotë, se ka kontratë të dytë, të tretë dhe të katërt, për t’u lidhur (nënshkruar), edhe për total sasia prej 241,000 uniforma, këpucë, etj (486,658 – 245,658 =241,000). Por që nuk janë publikuar?, brenda marrëveshjes  kuadër, se sa është vlera  e kontratës së dytë (1 prill 2022 – 1 shtator 2022) pa tvsh dhe me tvsh, që do të nënshkruhet?,  se sa është vlera kontratës së tretë (1 prill 2023 – 1 shtator 2023 ) pa tvsh dhe me tvsh, që do të nënshkruhet?, dhe se sa është vlera  e kontratës së katërt (1 prill 2024 – 1 shtator 2024 ) pa tvsh dhe me tvsh, që do të nënshkruhet?. Pra nuk publikohet, sa është vlera e përgjithshme e marrëveshjes kuadër, pa tvsh dhe me tvsh,  sepse sipas dt (dokumentave të tenderit), duhet jetë lidhur nga organi qendror blerës abp, në emër e për llogari të autoritetit kontraktor, drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, me fituesin e tenderit ”D&E” shpk.,?, kundrejt fondit të përgjithshëm të marrëveshjes kuadër 2,800,347,570 lekë pa tvsh (3,360,417,084 lekë me tvsh) për 4 – vite.  Nuk publikohet, sepse  v vlera (vjetore vlera)  17.275.047.720  (me tvsh), nuk i përket kontratës së parë. Kontrata e parë, është kontrata lidhur për dy vjet?. Nuk publikohet, sepse  nga krahasimi me fondin limit prej 2,800,347,570 lekë pa tvsh që është rihapur procedura e tenderit datë 5.11.2019, fituesi i tenderit “D&E” sh.p.k, ka ofruar vlerën 2,769,054,776 lekë pa tvsh). Ose ka ofruar 98,87 % të fondit limit (është ulur 1,13 %, nga fondi limit), me një diferencë më pak  nga fondi limit, prej 31,292,794 lekë pa tvsh? (2,800,347,570 lekë − 2,769,054,776 lekë ═ 31,292,794 lekë pa tvsh. Ndërsa operatori ekonomik me aktivitet gërmime dheu “D&E” shpk, që me skema “mafioze” e manovra, shpallet fitues i tenderit me shumatoren e çmimeve për njësi të ofruar 319.966  lekë (pa tvsh), ose është ofruar 51,5%, kundrejt shumatores limit të çmimeve për njësi 621,011 lekë (pa tvsh), që është rihapur procedura e tenderit datë 5.11.2019. Në realitet kontrata me  operatorin ekonomik me aktivitet gërmime dheu “D&E” shpk, është lidhur me 98,87 % të fondit limit, pra me 27 miliard e 690.547.760 lekë pa tvsh, ose 33 miliard e 220.657.310 lekë të vjetra me tvsh, me një diferencë më pak prej 31,292,794 lekë pa tvsh, ose 37,551,352 lekë me tvsh, kundrejt fondit limit prej 28 miliard e 003.475.700 lekë ( të vjetra ) pa tvsh (33 miliard e 604.170.840 lekë me tvsh), që është rihapur procedura e tenderit në datë 5.11.2019, zhvilluar në datë 11.05.2020.