Ja çfarë thonë politikanët në Facebook

648
Sigal

 Tashmë është bërë zakonti që politikanët të shprehen në rrjete sociale për qëndrimet e tyre politike, duke iu shmangur kështu kontaktit të drejtpërdrejtë me mediat. Kjo mënyrë e re komunikimi, politikanëve u jep edhe favorin tjetër, sepse bashkëbisedojnë me të panjohurin, haptazi, pa censurën e fjalës.

Sokol Olldashi: Rama gënjen për reformën administrative

Rama gënjen! Në 2005, në detyrën e ministrit të Brendshëm, i kam propozuar zyrtarisht, në emër të qeverisë, z. Ruçi, Blushi dhe Majko, fillimin e procesit të reformës administrative. Refuzuan pikërisht sepse Rama nuk ishte i gatshëm.

 Sali Berisha: O sa mirë me qenë shqiptar!

Për albanofobët, një bluzë me stemën e UÇK-së, më keq sesa foto e Hitlerit. Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan në ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe në kombëtaren tonë, 20- vjeçari Ergys Kaçe. Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit të futbollit është bërë postimi prej tij në Facebook i një fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluzë, ku shkruhet UÇK. Këtë betejë e nisën nazistët grek dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazistëve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin. Në rast se vendimi i tyre është rezultat i trysnisë së nazistëve kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e hapur të Selanikut. Në rast se qëndrimi i tyre ka në bazë urrejtjen për UÇK-në, atëherë eksponentët e “Agimit të Artë” duhen konsideruar më të civilizuar pasi së paku janë të hapur. Një bluzë e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjëri. Shqipëria dhe Kosova janë të përcaktuar qartë për respektim të plotë të kufijve ekzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptarëve të pushtuar, lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë!

 Avokati Altin Goxhaj: Shtet fasadë dhe keqpërdorim i dhimbjes dhe hallit njerëzor!

Sot Shën Erjoni, bëri një spektakël të shëmtuar duke keqpërdorur një fëmije rom për të dhënë spektakël mediatik se sa shpirtmirë është ministri!!! Mesazhi në fakt është antishtet!!! Ky shtet do të funksionojë duke keqpërdorur hallexhinj për të ngritur figurat e ministrave! Shteti funksionon duke e bëre shtetin veprues! Sot Ministri i Mirëqenies duhet të kontaktonte Ministrin e Shëndetësisë për t’i kërkuar përkujdesje për fëmijën rom! E shëmtuara në piedestal, si dhe pikturat e Piktorit, ishte pikërisht njoftimi i medias dhe organizimi i FOTOLAJMIT dhe Videolajmit, ku Veliaj, si aktori me një fytyrë të dhembshur dhe fëmija që shihte në dritë të syrit shpëtimtarin!!! Nëse Veliaj do të kishte sado pak ndjesi njerëzore (dyshoj të këtë pasur ndonjëherë si pasojë e adoleshencës se kompleksuar) mund ta çonte fëmijën në spital pa praninë e fotografëve profesionistë dhe dhjetëra kamerave televizive!!!
Shteti i këtyre është veç vazhdim i fasadave të Piktorit 13 vjet më parë!!! Shtet fasadë dhe keqpërdorim i dhimbjes dhe hallit njerëzor!
E shëmtuar, e ndyrë, vazhdimi 15 vjeçar i keqpërdorimit financiar dhe elektoral të fëmijëve romë nga partizanët e SOROS… mos harroni! 15 milionë dollarë janë keqpërdorur prej 15 vjetësh në emër të fëmijëve romë nga sorosianët!! Në krye të “administrimit” të fondeve për romët të thithura nëpërmjet kanaleve të mafies sorosiane mbetet si gjithmonë Lindita Rama, bashkëshortja sorosiane e Piktorit!!! Një nder themelueset dhe vendimmarrëset kryesore të MJAFT, G99-s!!!

 Kreshnik Spahiu: Në Kuvend mbetën jashtë nacionalistët shqiptarë, por u futën nacionalistët grekë

Aleanca KuqeZi inkurajon vendosjen e portretit të Ismail Qemalit në çdo institucion shqiptar, por kërkon që të shtrihet edhe në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Ulqin etj.. Qeveria ndërkohë nuk duhet të shtiret në Prishtinë si nacionaliste dhe në Bruksel si Internacionaliste duke u mburrur se: “Është krenare që forcat patriotike në Shqipëri mbetën jashtë parlamentit”. Është e vërtetë që në Kuvend mbetën jashtë nacionalistët shqiptare, por u futën nacionalistët grekë.

 Dëshira Subashi: Më mirë vonë se hiç!

Përgëzime zotit Nishani, për deklarimin: Pakti i vetëm i KLD-se, respektimi i ligjit.
Po sjell në vëmendje të zotit Nishani dhe KLD-së se në zbatim të ligjit, konkretisht nenit 17 të Kodit Zgjedhor, keni gati një vit që nuk jepni emërim, për mua, si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. E ka ligji saktësisht te shkruar. Sot ndoshta me premtimin për respektimin e ligjit, do ta kem të realizuar të drejtën time themelore! Më mirë vonë se hiç! S’ke ç’i bën! Duhet të them edhe FALËMINDERIT!

 Vasilika Hysi: “Gjykatat shqiptare dënojnë më rëndë një të mitur për një vjedhje celulari, sesa një funksionar shteti që vret me armë”

A vërtetoi gjykata se përdorimi i armëve të zjarrit ishte “absolutisht i domosdoshëm” ndaj 4 viktimave të 21 janarit dhe personave të plagosur? A u hetuan të gjitha rrethanat e veprimit, përfshirë planifikimin, kontrollin e veprimeve të kryera dhe organizimin e operacionit të Gardës? A hasi Prokuroria pengesa për një hetim të menjëhershëm dhe të arsyeshëm?
Dënimi i dhënë sot, nga Gjykata e Apelit, krijon dyshimin e arsyeshëm se janë injoruar kërkesat e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për të drejtën e jetës dhe praktika e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit në tubime. Jam e keqardhur, që gjykatat shqiptare dënojnë më rëndë një të mitur për një vjedhje celulari, sesa një funksionar shteti që vret me armë në tubime publike. Duhet një reformë e thellë në sistemin gjyqësor dhe dhënie fund e politikave penale kaotike dhe në minimumin e dënimit, sa herë që bëhet fjalë për persona që abuzojnë me pushtetin.

 Saimir Vishaj: Ah moj drejtësi sa padrejtësi bëhen në emrin tënd…

Të vritesh drejtpërdrejt nga forcat e gardës qenka ” vrasje nga pakujdesia”!!! No coment…
Neni 16 dhe 85 i Kodit Penal….vrasje nga pakujdesia.
Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmang ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte….
Ah moj drejtësi sa padrejtësi bëhen në emrin tënd…