Përkujtimi për Hajdarin, Meta: Mirënjohje për Liderin e ‘Lëvizjes Studentore’ që solli pluralizmin politik dhe demokracinë

39
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përkujtuar gjatë ditës së sotme Azem Hajdarin ne 25 vjetorin e vdekjes së tij.

“Lidershipi dhe guximi i Tij frymëzojnë në çdo kohë përpjekjet për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë!”, shkruan Meta në një postim në facebook

Mesazhi:

Mirënjohje të përjetshme për Liderin e “Lëvizjes Studentore” Azem Hajdari, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

Lidershipi dhe guximi i Tij frymëzojnë në çdo kohë përpjekjet për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë!