Italianët “shuplakë” Melonit, i thonë jo ndryshimeve kushtetuese  në drejtësi ;opozita flet për zgjedhje të parakohshme

 Referendumi i iniciuar nga ana e kryeministres Giorgia Meloni, për të miratuar ndryshimet Kushtetuese  që reformonin sistemin e drejtësisë ka dështuar. Shumica e mbi 27 milionë italianëve që morën pjesë në këtë referendum i thanë ‘JO’ ndryshimeve të miratuara nga qeveria ‘Meloni’. 46,3 për qind votuan (Pro) dhe 53.6 votuan (Kundër).Kjo disfatë pritet të ndikojë negativisht për qeverinë e Melonit. Shumë kanë ngritur idenë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.Në deklaratën e parë që pas daljes së rezultatit, vetë Meloni u shpreh se e respekton vendimin e popullit italain.”Ne e respektojmë vendimin e italianëve dhe do të ecim përpara“, tha Meloni në një reagim të sahkurtër.Nga ana tjetër, Matteo Renzi deklaroi se dështimi i referendumit nuk duhet të kalojë pa pasoja. Renzi propozoi se kur humbet një referendum duhet të japësh dorëheqjen, gjë që ai theksoi se e ka bërë vetë më parë. Ai shtoi se duhet parë nëse Meloni do të ketë guximin të japë dorëheqjen.

“Më duket se loja në thelb ka mbaruar, përqindja është 45 me 54, dhe konsensusi do të jetë pak a shumë ai që është shfaqur gjatë orëve, mes bisedave të shumta. Vota Jo, çuditërisht, fitoi këtë referendum. Kur populli flet, qeveria duhet të dëgjojë. Nuk po them se çfarë duhet të bëjë Giorgia Meloni; unë dhashë dorëheqjen. E di personalisht sa e dhimbshme është të humbasësh një referendum kushtetues, por humbja dhe largimi duke fishkëllyer nuk është një mundësi. Do të shohim nëse ajo ka guximin të japë dorëheqjen“, tha Renzi.

NOA

Ndërkohë, kreu i grupit ‘FdI’ në Dhomën e Deputetëve, Galeazzo Bignami duke komentuar rezultatin e referendumit, tha se nuk pret që të ketë ndikim në fatin e qeverisë.Opozita nga ana tjetër e ka quajtur fitore rrëzimin e referendumit.