VIDEO/ Trajneri i Argjentinës i dehur sherr me policin: Fiton 100 pesos në muaj

589
Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli, u regjistrua në një video ndërsa po mundohej të argumentohej me një oficer policie në Casilda, gjatë kthimit nga dasma e vajzës së tij. Ai u gjend në një situatë skandaloze në agim të së dielës, gjatë një prove të alkoolit në gjak, që u zhvillua në Casilda, vendlindjen e tij. Trajneri i Argjentinës reagoi me tërbim, pasi oficerët me uniformë kërkuan që disa njerëz të dilnin nga makina (në të cilën udhëtonin tetë udhëtarë).
Sampaoli, i cili ishte duke hipur në një nga sediljet e pasme, doli nga makina dhe shpërtheu ndaj njërit prej inspektorëve: “Boludo, fiton 100 pesos në muaj!” Sipas burimeve zyrtare për gazetën “Rosario Capital”, incidenti ndodhi në Ovidio Lagos Avenue. Makina nuk drejtohej nga Sampaoli, por nga një grua, e cila doli negative gjatë testit të alkoolit në gjak.
Sigal