Përse nuk u vlerësuan asnjëherë kujtimet e Ismail Qemalit, të botuara në Torontonë që në vitin 1968?

748
Gëzim Llojdia*

1.Teki Gjonzeneli nga Tragjasi i Vlorës me banim në Kenosha SH.B.A. Ish i persekutuar i regjimit. Dhëndër i familjes Agaj, më dhuroi një vit më parë një ndër botimet e rralla. Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000 copët në gjuhën shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto, Kanada. Brenda këtyre kontureve, brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja Reshad Agaj. Faqja e dytë shfaq këto të dhëna: 

The Memoirs of Ismail Kemal Bey që kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin që në këtë rast është Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by WILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA

2.Përkthyesi R.Agaj shkruan këtë dedikim u kushtohet dëshmoreve të atdheut dëshmoreve të flamurit a tyre që ranë në çdo vent dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë e të pa varur për flamurin e shenjte të Scanderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.

3.Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/ E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kur dole në jetë/, Që kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.

(Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)

Poezia e dytë që është renditur pas kësaj i përket lirikut Poradeci (“Bjenë Telat” -Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

Bjenë Telat ven e vinë, Po na tundin Shqipërinë/, Toskerin, Gegërinë/, Me çdo vend me çdo krahine:/ Që në Shkodër në Janinë/, Që në Vlor’ e në Prishtinë:/ Opopo ç’’fitoj Lirinë ! Opopo ç’u ngrit rrëmeti!/ Seç u tunt si vale deti:/ Posi det që vjen me valë/, Po vjen rëndë e me ngadalë/, E po ndjek Smail Qemalë:/ Smail-burri i shpje në Vlorë/ Me Flamur të kuq në dorë/, Me Flamurin e Lirisë/, Mu ndë thelp të Shqipërisë/! Shqipëri moj Shqipëri/! Hidhe lark atë shami/ Që të treti në të zi /Në vajtim e robëri!

4.Faqja 7: Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siqeli: Pietro Scaglione që përshkruan këtë udhëtim historik te Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje të forta shpirti se vëllezërit e gjakut tonë e pritën Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një ditë do ta nxirrte Atdheun në dritë. Kjo çerdhe e mrekullueshme e arbëreshëve na del para syve në atë kohe të largët të 1903 si një qendër ku valojnë këngët e bukura të Arbërisë me bandën në krye dhe ku Shoqëria Kombëtare Shqiptare zhvillon aktivitetin e vet për çlirim te Atdheut. Shume interesante të vërehet se si, qysh në atë kohë Ismail Qemali sheh rrezikun e Shqipërisë nga Rusia dhe kërkon t’i hapë sytë dhe Italisë vetë duke dashur që të kuptojnë, se fati ynë dhe i atyre vetë është i njëjtë, andaj duhet të ndihmojmë njëri tjetrin… Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe ç’ka bërë? Qe një shqiptar i flaktë nga arbëreshet e Siqelisë, i cili lindi ne Plana dhe sosi ditët e tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nuk dihet as data e lindjes, as ajo e vdekjes. Ka qenë shumë i varfër dhe vetë mësoi si autodidakt i shtyrë më tepër që t’i shërbejë idealit tij që aqë me buçitje i valonte në zemër. Në Shtetet e Bashkuar nxori për disa kohë një gazetë me emrin “Afrimi” dhe në 1929 e ndryshoi në “Albania”. Gjithë jetën rrojti i varfër, se gjithë ç’kish i prishte për botime. Vëllimi nga është nxjerrë përshkrimi i udhëtimit të Ismail Qemalit në Siqeli e quhet “Historia e Shqiptarëve të Italisë” dhe mban gjithashtu një përhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili në atë kohë ndodhej në Barcelonë (8 Prill 1921). Qoftë përhyrja e Midhat Frasherit qoftë parathënia e Prof. Josef Kadikame lavdërojnë veprën e këtij arbëreshit të flakte Petro Scagliones. Në përhyrjen e Midhat Frasherit lexojmë midis te tjerave: “Kam dëgjuar se arbëreshët, pasi dalin nga kisha, burra, gra dhe fëmijë, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku në kujtim të tyre janë varret e stërgjysheve — bien në gjunjë dhe këndojnë një kantike patriotike. Nuk e di në jetën time gjë me të mallëngjyeshme dhe me poetikisht sentimentale se këto lutje, që lutje, është dhe një hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej të atit fati i verbër i ka ç’këputur po që gjaku nuk i le ta harrojnë.

5.Reshat Agaj me punën e tij ka derdhur me një kosto jo të vogël: qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë, rrëfen kohën dhe si i përktheu kujtimet e Ismail beut. Mirëpo ky rrëfim nuk vjen në këtë botim të vitit 1968 botimi i Kanadas, por gjendet në librin me kujtime të Reshat Agaj “Vëllai i pengut”. Kapitulli:Aksident në rrugë, përkthej kujtimet e Ismail Qemalit. Përshkrimi i R. Agaj është ky. Një ditë nëntori të vitit 1965, kur isha duke shkuar në punë në Dominion Citrus, duke kaluar rrugën, një autobus më ra pas krahëve dhe më hodhi përdhe me rrëmbim. Qe një aksident i papritur, më shumë nga pakujdesia e shoferit të autobusit, se sa nga pakujdesia ime. Ndeshja u bë anash, se, po të më kishte rënë përpara, do më kishte shtypur në vend. Kur rashë, i goditur nga pas, instiktivisht, Zoti më mësoi të vë dorën time në balle dhe duke rënë përtokë në xhade, dora ime e majtë iu bë mbrojtje kokës, që u përplas mbi të në tokë. Qe një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dëm, qoftë në kockë, qoftë në ndonjë anë tjetër të trupit. Po nga rënia me fuqi, u trondita shumë sa hë për hë m’u muarën mendtë dhe pejzat e dorës në të mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shembën. Kisha dhimbje shumë të forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori me tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, që kanë lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shumë dhimbje, të cilat do t’i kisha për shumë kohe. Doktori më dha leje të gjatë dhe më rekomandoi kura elektrike të krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pak dhe pas dy javëve nuk më dhembte si me parë, mendova të përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, që kisha lexuar më parë dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim në veten time, nëse do ia dilja mbanë punës, ashtu si duhej. Faqet e para të përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve të mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boriçit, të vetmit që kisha e që mund të më jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre, ata më ngrohën dhe mund të them se përfundimisht më nxiten t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohë kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Më duhet të shtoj se tërë shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili më tha të nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai. Nysreti mori tërë paratë që mblodhëm nga shitja e më se dyqind copëve dhe të tjerat që ai ka shitur me vonë. Ato copë libra që mbeten, gati 750-800, ia nisa Nysretit në Ottava, që t’i mbante atje, në rast se do të shiteshin më vonë ose, në qoftë se do të hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër. Librat janë atje edhe sot. Nga falënderimet që pata me rastin e punës time letrare, e para në jetë, ishte kënaqësia që më dha recensioni i të ndjerit Prof. Nexhat Peshkëpia në gazetën e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, i cili midis të tjerave shkroi: “Bravo! Të lumtë Reshat! Puna jote është e bekuar”. Në një letër tjetër, që mora nga Mbreti Leka i Parë nga Spanja, midis të tjerave, ai më shkruante: “Me punën dhe me mundimin tënd na ke zbardhur faqen dhe na ke nderuar përpara të huajve”. Si duket atyre të Ministrisë se Jashtme në Londër u kishte ardhur shumë mirë, se Ismail Beu kishte qenë miku i tyre i ngushtë dhe kujtimet e tij na mbeten neve vetëm në sajë të interesimit të veçantë të anglezëve e veçanërisht të William Morton Fullerton, një amerikan dhe nga anglezi Sommerville Story, që shkroi e redaktoi kujtimet në anglisht dhe bëri punën më të madhe.

6.Në parathënien e botimit William Morton FULLERTON thotë kështu po sjellim veç një faqe: Duke paraqitur “Kujtimet” e Ismail Kemal Beut me anë të kësaj hyrjes time dhe me anë të pak shënimeve të pa nevojshme, por le të shpresojmë jo absolutisht të pa vlerë, unë nuk bëj gjë tjetër veçse mbaj një premtim solemn që i bëra gatë muajve që në kaluam së bashku në Paris në 1917 dhe 1918. Qe natyrisht një gjë e thjeshtë për Ismail Kemal Bejnë që të më kërkonte mua një premtim të tillë. Në të vërtetën ky libër kujtimesh nuk do qe shkruar fare, po të mos kish qenë këmbëngulja ime e pa prerë. Për më tepër shumë i zënë drejt për drejt me punët e luftës dhe zhvillimin e saj që t’i ofrojshe mikut t’im bashkëpunimin e përhershme që kërkonte dhe që në fakt kishte nevojë – unë prapë së prapë qeshë në gjendje që t’i jepja ndihmën e domosdoshme që rasa lypte. Këto “Kujtime” në fakt janë edituar nga Sommerville Story dhe është detyra e të dy palëve që të mos lënë asnjë dyshim, se çdo të thotë në ketë rasë “Botimi” në fjalë. Dalja e këtij libri në dritë qe një pune e vështirë. Gjatë prodhimit të kësaj lande Ismail Kemal Beut i ranë mi shpatulla halle personale shpesh here të renda dhe halle të tjera më të rënda në lidhje me problemet patriotike të lidhur me të ardhmen e Atdheut Shqiptar. Ay nuk i dha, dhe pa dyshim nuk mundte t’i dedikonte kësaj pune, tërë kohën e tij. Gëzimet dhe enthusiazmi që nuk i kish të përhershme, mungesat e tij plot ankth për punë të tjera më të rëndësishme, edhe methodat e tij që nuk qenë të vazhdueshme kur i binte rasa të rikthehesh në detyrën e mbledhjes së këtyre kujtimeve, e bë ri punën e redaktimit një barrë shumë të rëndë, për suksesin e veprës të cilën Z. Story e kish marrë përsipër. Me gjithë këtë pa ndihmën e veçantë që Z. Story dha për këtë vepër këto kujtime kurrë nuk do të kishin dalë në dritë.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve


Sigal