Gjermania nuk lejon fjalimin e presidentit turk Erdogan në Hamburg

570
Gjermania thotë se do të ishte e papërshtatshme që presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan të fliste për turqit në Gjermani gjatë takimit të G20 javën e ardhshme. 

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha se Turqia kishte bërë një kërkesë të tillë zyrtarisht, por “kjo nuk ishte një ide e mirë”. “Ne kemi justifikime kushtetuese për ta bërë këtë,” tha ai.

Turqia u zemërua nga refuzimi i Gjermanisë për të lejuar politikanët pro-Erdogan të marrin pjesë në tubimet e fushatës në Gjermani në mars.

Erdogan kritikoi Gjermaninë për ndalimin, duke akuzuar qeverinë për sjelljen “nacionale”.

Marrëdhëniet gjermano-turke mbeten të tensionuara. Të dy vendet janë partnerë të NATO-s, por Gjermania ka vendosur të zhvendosë avionin e saj nga bazën ajrore të Incirlik të Turqisë.
Sigal