Italia shpall gjendjen e emergjencës nga virusi vdekjeprurës

430
Sigal

Italia shpall gjendjen e emergjencës për rrezik patologjie nga virusi Wuhan. Vendimi u mor në mbledhjen e sapo mbyllur të këshillit të ministrave.

Italia konfirmoi dje dy raste me koronavirusin e ri si dhe ka urdhëruar ndërprerjen e fluturimeve drejt Kinës.

Ndërkohë dje Italia konfirmoi dy rastet me koronavirus. Të prekurit janë një çift kinez nga Wuhan, i cili prej datës 23 janar qëndronte në një hotel luksoz në qendër të Romës. Ata kishte udhëtuar nga aeroporti i Malpensa në Milano drejt Romës.

Çifti kinez është shtruar në repartin e izoluar në Institutin shëndetësor për sëmundjet infektive në Romë dhe është nën kontrollin e një ekipi të specializuar mjekësor.

Hoteli ku kanë qëndruar çifti kinezë është një strukturë luksoze në qendër të Romës me 200 dhoma e një personel të madh shërbimi. Dhoma ku ka qëndruar çifti kinez është vënë nën izolim.

Gjithashtu, Kryeministri italian gjatë konferencës për shtyp ka informuar se Italia ka vendosur të ndërpres të gjitha fluturimet nga Kina e sipas kreut të qeverisë italiane është vendi i parë në botë që merr një masë të tillë në nivel kombëtar.

Kryeministri italian ka bërë thirrje të mos përhapet panik e alarm social. Po merren të gjitha masat për të identifikuar të gjitha vendet që çifti kinez ka vizituar në Itali.