Vrau motrën e tij dhe kunatin, policia pubikon foton e të dënuarit me burg përjetëshëm

464
Sigal

Policia e Shtetit ka bërë publik dhe emrin e një të kërkuari tjetër që është pjesë e listës me 50 persona që do gjurmohen dhe do kapen nga njësia speciale ENFAST. Sot Policia ka bërë publike të dhënat e tij dhe emrin dhe mësohet se është shtetasi Gjovalin Lesi. Ky i fundit është i dënuar me burg përjetë, pasi ka vrarë me armë zjarri dy persona në Mirditë .

Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (dhëndri).

Njoftimi i plotë

Objekt i punës së njësisë së kërkimit, i dënuari me burg përjetë Gjovalin Lesi. Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (dhëndri). Shtetasi Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.