Rregulla të reja për maturën shtetërore 2020, ministrja Shahini komunikon vendimin

539
Sigal

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një postimi në facebook, ka deklaruar se administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë. Ministrja sqaron se praktikantët nuk do të jenë të fushës për të cilën zhvillohet provimi.

”Përveç oficerëve të sigurisë, punonjësve të #MASR dhe institucioneve të varësisë, administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë, të cilët nuk janë as të fushës për të cilin zhvillohet provimi dhe nuk e administrojnë provimin në qytetin ku kanë zhvilluar praktikën”.

Provimet e maturës shtetërore për këtë vit do të zhvillohen në muajin qershor. Pak javë më parë ministria njoftoi se provimet do të nisin në datë 8 qershor me atë të gjuhës së huaj, më 11 qeshor do të jetë provimi i gjuhës shqipe, më 15 qershor do të jetë provimi i matematikës, dhe në datën 18 qershor do të jetë provimi i fundit, provimi me zgjedhje. Ashtu si çdo vit, secili provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjatë 2 orë e 30 minuta.