EMRI/ Gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari në Sarandë, jetonte i vetëm

191
Sigal

Një 70-vjeçar është gjetur në banesë në fshatin Çukë të Sarandës, pa shenja jete.

Jani Dhima, 70 vjeç u gjet pa shenja jete dhe dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale. Dhima ka qenë mësues, ndërsa kishte pesë fëmijë, që të gjithë me banim në Greqi.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Çukë, Bashkia Sarandë,  është gjetur pa shenja jete, në banesën  e tij  shtetasi  J. Dh.,  70  vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.