Lufta e pashmangshme / Rusia përqëndron trupa edhe në dy fronte të tjera në Ukrainë

186
Sigal

Lufta në Ukrainë duket e pashmangshme dhe dilema që ka mbetur tashmë është shkalla e zhvillimit të saj. Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me trupat ushtarake dhe ato nuk janë vendosur vetëm në lindje, po edhe në jug dhe veri të vendit.

Trupat ruse janë përqëndruar edhe në jug, në atë që njihet si rajoni Transnistria në Moldavi, si dhe në veri pranë kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

SHBA nga ana tjetër vazhdon me kërcënimin se një ndërhyrje ushtarake do t’i kushtojë shtrenjtë Putinit.

“Të lejosh Rusinë të shkelte këto parime pa u ndëshkuar do të na tërhiqte të gjithëve në një kohë shumë më të rrezikshme dhe të paqëndrueshme, kur ky kontinent dhe ky qytet, u ndanë në dysh, me zona të vdekura të patrulluara nga ushtarë, me kërcënimin e një lufte totale, varur mbi kokat e të gjithëve. Do të dërgonte gjithashtu një mesazh për të tjerët në mbarë botën se këto parime janë të shpenzueshme, gjë që do të kishte gjithashtu pasoja katastrofike.” tha Blinken nga Berlini pas takimit me ministren e jashtme gjermane, Anna Bearbock.

Moska përgjigjet se nuk ka një prirje të tillë dhe këmbëngul se NATO nuk duhet t’i kthejë sytë nga Lindja duke përjashton çdo mundësi të zgjerimit të NATO-s në Ukrainë.

Lufta e pashmangshme / Rusia përqëndron trupa edhe në dy fronte