SHBA deklasifikon shumicën e dokumenteve për vrasjen e Kennedy-t

607
Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar lëshimin e 2.800 dosjeve për vrasjen e Presidentit John Kennedy. Por ai bllokoi lirimin e dosjeve të tjera, duke cituar shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Zyrtarët e lartë të administratës nuk kanë zbuluar përmbajtjen e të dhënave që u botuan nga Arkivi Kombëtar të enjten vonë.

Teoritë e konspiracionit kanë ndryshuar që kur Presidenti Kennedy u qëllua për vdekje në Teksas, 54 vjet më parë teksa limuzina e tij po përshkonte Dallasin. 

Një ligj i vitit 1992 i miratuar nga Kongresi kërkoi që të gjitha të dhënat lidhur me vrasjen, rreth pesë milionë faqe, të publikohen plotësisht brenda 25 vjetëve dhe afati ishte të enjten.

Presidenti Donald Trump njoftoi përmes një mesazhi në Twitter, se do të lejonte publikimin e pjesës së fundit të dosjeve të Presidentit Kennedy, pasi ato të rishikoheshin.

Publikimi i plotë i dokumentave, mund të nxjerrë informacione të reja për vrasjen e presidentit, thotë eksperti Larry Sabato.
Sigal