Fermerët bllokojnë autostradën Lushnje-Fier: Jemi kundër rritjes së çmimeve

169
Sigal

Pas protestave të shumta në disa qytete të vendit, rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, ka nxjerrë në rrugë disa dhjetëra banorë në Lushnje.

Fermerët e Lushnjes, Fierit dhe Divjakës kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve të produkteve të nevojshme për bujqësinë. Ata kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës, por dhe plehrave kimikë.

Fermerët janë mbledhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ndërkohë që forca të shumta policie janë mobilizuar në terren për të penguar që qytetarët të bllokojnë autostradën Lushnje-Fier.

Me forcë, ata kanë çarë kordonin e policisë dhe më pas janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.