Skandal në Durrës. Rilindja heq dritat në qendrat e votimit të LSI

296
Sigal

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Durrës. Drejtuesit e Rilindjes në këtë qark kanë urdhëruar ndërprerjen e energjisë elektrike në zonat ku ndodhen qendrat e votimit dhe të numërimit për zgjedhjet brenda LSI.

Denoncimi për ndërprerjen e energjisë është bërë nga drejtuesit e LSI në Durrës. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet se dritat janë ndërprerë në qendrat e votimit.

“Rilindja” heq dritat por nuk ka errësirë që e mposht dritën dhe energjinë e paparë të LSI Durrës.

Dritë që do mposhtë e fundosë mafian e betonit e të korrupsionit në Durrës dhe do e shporrë përgjithmonë sektin e “Rilindjes” nga e gjithë Shqipëria”,- thuhet në reagimin e LSI në Durrës.

FOTO nga qendra e votimit në Durrës