Makinat të shkatërruara totalisht, pamje nga aksidenti i rëndë në Tapizë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

171
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tapizë, Fushë Krujë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Në foto shihet se njëra makinë e përfshirë në aksident është shkatërruar totalisht. Viktimë ka mbetur shtetasi Q. Shabani, rreth 60 vjeç.

Gjithashtu, është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi P. Kacoli, 29 vjeç, dhe shtetasja Sh. Sh., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç.

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.