Dyshohet se kanosën një person për t’i marrë paratë, arrestohet 28-vjeçari, procedohet pronari i lokalit, nuk i dha pamjet filmike policisë

181
Sigal

Një shumë parash ka futur në sherr tre persona, që janë konfliktuar në ambientet e një lokali në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.

Një djalë i ri 28-vjeçar, në bashkëpunim me shokun e tij 33-vjeçar, dyshohet se kanë kanosur dhe kanë dhunuar personin me inicialet A.Th, që ky i fundit të jepte paratë që i kërkoheshin.

Policia bën me dije se 28-vjeçari ra në pranga nën akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ndërsa shoku i tij do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia”.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th”, thekson Policia.

Ndërkohë, në telashe është futur edhe pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur në biznesin e tij.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij.