Studentët firmosin peticion / Nuk përballojmë dot çmimet, universitetet i bëjnë ‘rrush e kumbulla’ paratë e tyre për karburant, dieta dhe lukse

63
Sigal

Me rritjen e çmimeve jetesa e studentëve është vështirësuar më shumë duke e bërë tejet të vështirë përballimin e kostove ditore. Edhe pse kanë protestuar dhe e kanë ngritur zërin për pakënaqësitë studentët kësaj here kanë nisur një peticion drejtuar Këshillit të Ministrave. Lëvizja për Universitetin kërkon 10.000 lekë për çdo student.“Ne pretendojmë së paku 10 mijë lekë për çdo student, sepse është një kohë krize për të hequr disa shpenzime”, shprehet një student. Mungesa e Kartës Studentore, kthimi i parave të paguara për konviktet, dështimi i VKM për  pagesën e qirasë dhe rimbursimi nga qeveria rëndon studentët, që ndryshe nga bashkëmoshatarë në Europë , nuk arsimohen falas. Peticioni që ka filluar të premten pritet të zgjasë 3 javë dhe të shtrihet edhe në universitetet e tjera të vendit.“E kemi nisur peticionin të premten e kaluar dhe jemi shtrirë në 4 fakultete të Tiranës dhe synojmë që të përhapemi në të gjitha qytetet e vendet”,- thotë një tjetër. Ndërkohë raporti dramatik i Qëndresës Qytetare tregoi se universitetet kanë shpenzuar për kërkimin shkencor një shifër prej 18 mijë eurosh. Për karburant automjetesh janë shpenzuar 121,5 mijë euro. Pra, duket se drejtuesit e universiteteve nuk ia kanë hequr ofiqet vetes edhe pse mësimi ishte online dhe kanë shpenzuar karburantin e shtetit. Për dieta dhe udhëtime në një vit ku bota ndali universitetet kanë shpenzuar 147 mijë euro, kurse shpërblime dhe honorare 3,2 mln euro me një rritje prej 723 mijë euro nga viti paraardhës.Të gjitha këto fakte të dokumentuara i shtojnë dyshimet për të kuptuar se çfarë ndodh me paratë e studentëve. Është e qartë se me to abuzohet. Ulet komunikimi-rriten zëra shpërblime honorare, udhëtime dhe dieta në vlerën 100 mijë euro.