Ish-zv/ministrja, Irena Beqiraj : Pse na shitet energjia me 500 euro megawati, në hidrocentralet e ndërtuaara me djersë kostoja e prodhimit është 11 euro

202
Sigal

Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave në Qeverinë Rama, ka reaguar lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama përsa i takon çmimit të energjisë. Rama në deklarata publike është shprehur se Qeveria po e blen energjinë me çmim 61 lekë për KWH, ndërsa qytetari paguan 9 lekë, dhe pjesa tjetër rimbursohet nga shteti. Kjo është propaganda që Rama ka nisur prej javësh, duke ushtruar një lloj presioni ndaj qytetarëve që tashmë janë organizuar në protesta dhe kërkojnë uljen e taksave.

Beqiraj në reagimin e saj i referohet bursës hungareze, atje ku Shqipëria ble energji, dhe ku çmimi është 248 euro për MWH dhe jo 500 euro sikundër thotë Kryeministri.

Ky është një tjetër bllof i Kryeministrit, i cili një ditë më parë publikoi një faturë energjie, për tv cilën shkruante se e paguante një emigrant shqiptar, por sërisht ai u përgënjeshtrua nga qytetarët, që i publikuan me dhjetra fatura energjie që tarifohen në Itali dhe greqi.

Reagimi nga Irena Beqiraj

Në deklaratat e saj qeveria përbetohet se 1 KWH e ka blerë 61 lek të që do të thotë që një 1 megavat është blerë 500 euro.

Po ti referohemi shifrave të importit në periudhën Janar – Shkurt 2022 Shqipëria ka importuar 216,600 MegaWat me vlerë totale 5.69 miliard lek . Pra çmimi masatar i importit për MWH është 21,757 lek ose 186 Euro / MWh . Konvertuar në kilowat cmimi është 21.7 lek për KWH.

1)Kur është blerë kjo energji me 61 lek KWH?
Linku i bursës hungareze cmimet e të cilës përdoren si cmime referente kur Kesh dhe OSHEE blejnë energji tregon vetëm data 8 mars ka pasur cmimin 544 Euro . Më pas çmimet janë stabilizuar edhe sot është 248 Euro.

2) Ku mbështetet frika se ne do të jemi të detyruar ta blejmë energjinë me 500 apo 1000 euro për magawat sa nafta do të na dukej qumësht në biberon ?
Dhe së fundi, prindrit tanë ndërtuan me sakrificën e tyre tre hidrocentralë të cilët prodhojnë rreth 3.7 Terrawat në vitin më të thatë. 3.7 Terrawat janë të mjaftueshme për furnizimin me tension të ulët ( konsumatorit familiar dhe biznesit të vogël ). Për shkak të detyrës mësova që kostoja e prodhimit të 1 megawati nga hidrocentralet tona është 11euro për megawat. Nëse shtojmë edhe kostot e transmetimit mund të shkojmë maksimumi 35 euro për megaWat. Sot paguajmë 80 euro për megawat orë (kosto te tjera plus fitimin e kompanive që veprojne në sektor ).

3) Për çfarë arsye në botë duhet t’ju themi pensionistëve që i ndërtuan ato hidrocentrale që po ju bëjmë nder që nuk po ua shesin energjinë me 500 euro megawati kur janë kanë punuar që ajo të prodhohet brenda vendit me 11 euro megawat ?