Në konferencën e lidërëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Shkup ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se Vuçiç po provokon ti iki përgjegjësisë për agresionin dhe armët e përdorura në Veri të Kosovës. Deklarata u bë ndërsa mbante fjalën në panelin me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva” të mbajtur në Shkup. “Lidershipi i etnitetit serb Në Bosnje dhe Herzegovinë me qasje provokuese dhe bllokuese promovon dhe zbaton politikat anti evropiane e antidemokratike. Fatkeqësisht ai lidership ka ndërmarrë një hap që godet lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave midis këtij vendi dhe Kosovës. Kosova është treguesi i suksesit pavarësisht problemeve që ka një shoqëri që doli nga një agresion që fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite vazhdon në forma nga më të ndryshme. Ju kujtohet, në Kosovë nisën së pari aksionet rrënuese së strukturës kushtetuese të Federatës Jugosllave, masat shtypëse të apartheidit ndaj popullsisë së saj shumicë, kishte hezitim për të ndalur politikat nacionaliste serbe dhe ajo pastaj u shtri në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë. Këto aspirata janë aktive edhe sot fatkeqësisht. Prandaj Kosova edhe në këto procese ishte dhe është në pozitën më të veçantë dhe më të rëndë. Përballë kësaj falë strategjisë së urtë të politikës në Kosovë themelet e së cilës i vendosi presidenti Rugova po arrihen të shmangen konfliket që kishin me shkaktuar pasoja në gjithë rajonin. Duke rikujtuar periudhën e rëndë të luftës jemi gjithmonë mirënjohës për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malit të Zi që në vitet më tragjike treguan solidaritetin e paharrueshëm të larguarit e dhunshëm nga shtëpitë e tyre nga policia dhe ushtria serbe. Shembull është rasti i fundit, kur një grup i armatosur me aktin terrorist, provokoi të destabilizojë integritetin dhe sovranitetin e vendit. Ky grup i përgatitur dhe pajisur me armë moderne që erdhi nga Serbia synoi të shkaktoi një konflikt me qëllim të qartë të destabilizimit dhe shkatërrimit të shtetit të Kosovës si dhe destabilizimin më tutje. Kjo qasjë është plotësisht e përputhshme me politikat që po udhëheqen nga Federata Ruse me synimin për të krijuar konflikte të reja në Ballkan. Atakime të tilla nuk janë shënuar vetëm në Kosovë por edhe më parë edhe në Maqedoni dhe Malin e Zi dhe në veçanti në Bosnje – Hercegovinë. Me qëllim djallëzor qeveria serbe dhe vetë presidenti i Serbisë Vuçiç i zënë me presh në dorë po provokon t’i iki përgjegjësisë për agresionin dhe armët e përdorura në Veri të Kosovës. Ai, ashtu siç e ka zakon edhe në këtë rast fajin do ta hedh në autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës, me pretendimin se kishin armë që kishin ardhur nga Tuzla mirënë reagimin e tij, kryeministri i Bosnje Hercegovinës e përgënjeshtroi mundësinë që ato armë të jenë marrë në vendin e tij duke thënë që Serbia të mos kërkoj alibi këtu. Po kështu ai shton se dihet botërisht vendi i ushtrimeve, vendi i prodhimeve si dëshmi e pakompromentuar Fatmirësisht projekti për nisjen e një konflikti rajonal dështoi. Edhe këtë herë ngadhënjeu përkushtimi për paqe dhe stabilitetet kaq të nevojshëm për gjithë rajonin. …Paqja nuk ndërtohet duke vendosur kushte të njëanshme, Serbia ishte dhe vazhdon të mbetet faktori kryesor destabilizues. Është koha që politikat e tilla luftënxitëse dhe destabilizuese, jo vetëm të marrin fund por edhe të marrin ndëshkimin e meritueshëm”, tha ish-Presidenti i Kosovës Sejdiu.




















