Ish-Kryeministri Berisha publikon denoncimin: Ter Koka përvesh llërët! Jo gjumë por punë!

192
Sigal

Ditën e sotme, ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një denoncim të dërguar nga një qytetari, i cili thotë se menjëherë pas marrjes së mandatit të deputit Lefter Koka po vazhdon me abuzimet në qytetin e Durrësit.

“Doktor të uroj shëndet. Un jam një qytetar nga Durrësi dhe shqetësimi im është se, sapo ka vjedhur mandatin e deputetit Ter Koka ka filluar pa humbur koh për të çuar në përfundim vjedhjet e veta që ka nisur që në kohën kur ka qënë kryetar bashkie.”,- shkruan qytetari në denoncimin e tij.

 

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha:

Ter Koka përvesh llërët ! Jo gjumë por punë!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor të uroj shëndet. Un jam një qytetar nga Durrësi dhe shqetësimi im është se, sapo ka vjedhur mandatin e deputetit Ter Koka ka filluar pa humbur koh për të çuar në përfundim vjedhjet e veta që ka nisur që në kohën kur ka qënë kryetar bashkie. Po të coj në foto masakren që po i bën vilës së Zogut rreth 1,5 km rrugë të hapur për të çuar korent e ku ta di un se çfarë tjetër për tek pallati i ndërtuar tek ish kirurgjia e vjetër e Durrësit. Nuk e kuptoj përse gjith kjo masakër kur shumë mirë mund të bënte ndërhyrje në ndonjë gabinë elektrike aty afër. Ju lutem anonim Doktor se janë shumë hakmarrës. Të uroj gjithë të mirat.