Ish-Kryeministri Berisha: Mësuesve ju ulen rrogat pas zgjedhjeve, rritja ishte vetëm për fushatë

253
Sigal

Rritja e rrogave të mësuesve me 50 mijë lekë të vjetra në muajin Janar, duket se ka qenë vetëm për zgjedhje, pasi pas votimeve rrogat janë ulur sërish.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një punonjësi të Zyrës Arsimore në Rrogozhinë, i cili thekson se mësuesve këtë muaj ju është dhënë 12 mijë lek më pak rrogë, ndërkohë që flitet tu hiqen edhe vështirësitë e punës si dhe pagesa e rrugës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha:

Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje !!!

Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren  e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga.

Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna.

Ju faleminderit !!!