Duke folur nga një studio televizive mbi skandalin e mashtrimit të call-centerave ku u përfshi edhe ish-këshilltari politik i Olta Xhaçkës, ka qënë Shemsi Prençi ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit që bëri një deklaratë të fortë për kompaninë e Amant Josifi. I ftuar në një emision televiziv në formatin Ora e Betit, Prençi tha se kompania me të cilën vepron Josifi ndodhet në një godinë shtetërore. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit tha se përmes kësaj kompanie është xhiruar një shumë sa gjysma e buxhetit të shtetit. “Kompania që operon armata e kompanive të Amant Josifit ndodhet në një godinë shtetërore dhe ndër më publiket në Tiranë. Cili është problemi? Shuma me të cilën “armata” e kompanive të Amant Josifit dhe platformave ose kompanive të vogla bija, ka arritur të mashtroj shtetas të ndryshëm të Bashkimit Evropian në një shumë sa pak më shumë sa gjysma e buxhetit të shtetit të qeverisë shqiptare për një vit. Pra është një shifër shumë e madhe dhe paratë e ardhura nëpërmjet call centerave të Amant Josifit janë nj nga faktorët, njëri nga faktorët më të rëndësishëm që ka ndikuar në tatëpjetën e euros në Shqipëri. Jo vetëm nga droga, nga të tjerat e nga të tjerat… por një ndër ta është edhe call centerat e Amant Josifit. Në vitin 2017 ky sistem piramidal përmes call centerave filloi të lulëzojë me hapa galopantë. Kishte indicie policia shqiptare dhe prokuroria, por nuk tentonin dot se një pjesë e punonjësve ishin të implikuar dhe paguheshin për të mos folur rreth këtij fenomeni. Dhe çuditërisht heshtën të gjithë”,- ka thënë Prençi. Hetimet e kësaj kanë ardhur nga partnerët tanë. Nga Shqipëria janë mashtruar mbi 17 mijë persona” -u shpreh ndër të tjera Shemsi Prençi.