Ironia e ish-deputetes së PD: Nga e hëna nis prodhimi i avionëve dhe anijeve

306
Sigal

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar vendimin e qeverisë për hapjen e një pjese të bizneseve duke nisur nga dita e hënë.

Tabaku ka publikuar listën e qeverisë ku thuhet se lejohen aktiviteti i kompanive që prodhojnë avionë, makina dhe mjete ushtarake. Lista e qeverisë bazohet në kategoritë e përgjithshme të biznesit, por në fakt Shqipëria nuk ka asnjë fabrikë që prodhonë produkte të tilla. Shumica e aktiviteteve ekonomike në Shqipëri janë biznese shërbimi, si hotele, bare, restorante etj, të cilat do të vijojnë të jenë të mbyllura.

“Ndërkohë nga e hëna do rifillojnë dhe aktivitete shumë të rëndësishme që u ndërprenë vetëm për këto javë. Prodhimi i anijeve, prodhimi i lokomotivave, prodhimi i avionëve dhe mjeteve të ushtrisë! Shqipëria është lider në këto fusha!”,- shkruan Jorida Tabaku në Facebook.