Integrimi, Silva Caka: E shkatërruan edhe këtë shans që kishim

264
Sigal

”Reforma Zgjedhore ishte një kusht që duhej plotësuar nga politika shqiptare. S’më duket fare habi që ne edhe mund të përjashtohemi fare nga bisedimet në konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipërisë i reduktohen shumë shanset për të marrë një “po” për çeljen e negociatave. Thjesht e shkatërruan edhe këtë shans që kishim tani”.

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, thotë se ndryshimet e njëanshme të kuadrit ligjor zgjedhor tregojnë autokraci. “Do të thotë të kthehemi mbrapsht 30 vite”,-thekson ish deputetja. Për Cakën, progresi i vetëm i regjistruar nga pala shqiptare është në rastet kur ne kemi pasur një ndihmë nga ndërkombëtarët.

”Në të gjitha raportet që kanë ardhur për Shqipërinë, që nga viti 2013, e vetmja pikë ku BE jep një kredit plus lidhur me reformat që ne hartojmë, është vetëm momenti kur ndërkombëtarët japin asistencën e tyre. Sa i përket asaj që ne kemi bërë, do të thotë se jemi në të njëjtat nivele ose bëjmë mbrapa hapa”,-tha Caka.

Ish-deputetja e LSI tha më tej se pandemia nuk mund të jetë një justifikim. ”Gjithçka ka ndodhur për shkak të problematikave të tjera, një prej të cilave është ndërhyrja e politikës në drejtësi. Praktikisht ky është një justifikim idiot i ardhur nga një njeri që duhet të mbajë përgjegjësi ligjore, por edhe qytetare”, tha Silva Caka.