EMRAT/ Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe

351
Sigal

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj. Trupat e pajetë të dy të rinjve janë gjetur në një zonë pyjore.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se dy të rinjtë janë gjetur të vrarë me armë zjarri në zonën malore të Vrithit, në Malësi të Madhe.

Të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultonin të zhdukur prej 3 tetorit, bashkë me shtetasin Danjel Pepaj, i cili dyshohet si personi që i ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas iu ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.

Sipas burimeve, para se dy të rinjtë të zhdukeshin, ka pasur një sherr mes tyre dhe Danjel Pepajt për parcelat me kanabis.