Ministri i Brendshëm: Krimi i organizuar shqiptar, problem për Suedinë dhe BE

330
Sigal

Një delegacion i lartë suedez i kryesuar nga ministrja e Jashtme, Ann Linde dhe Ministri për Punët e Brendshme, Mikale Damberg, qëndroi për disa orë në Tiranë duke u takuar me zyrtarë të nivelit të lartë, si kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj.

Gjatë ndalesës disa orëshe, përveç cështjeve ekonomike dhe të integrimit, ra sy vizita e parë e një ministri të Brëndshëm të një shteti të rëndësishëm si Suedia. Në intervistën e tij të vetme për mediat shqiptare, ekskluzive për RTV SCAN, emisionin 60 Minuta, Ministri Damberg tha se krimi i organizuar shqiptar është kthyer në problem për Suedinë dhe BE, prandaj do të asistojnë më shumë policinë shqiptare në luftën ndaj këtij fenomeni.

“Krimi organizuar shqiptar dhe është shumë shqetësues. Besoj për herë të parë në historinë moderve mes 2 vendeve që një Ministrën i punëve të Brendshme Suedeze viziton vendin tuaj. Ne kemi bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj suedeze këtu në luftën ndak krimit, por sidomos duke u përpjekur që të ndalojmë moshat e reja të përfshihen në aktivitete kriminale. Por tani jemi duke parë mundësinë për të luftuar krimin e organizuar sëbashku, kjo është një kërkesë nga Suedia por edhe nga Unioni Europian. Lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet në rrugën drejt BE-së”- tha Ministri për Punët e Brendshme, Mikale Damberg.  Intervista e plotë dhënë gazetarit Arbër Hitaj do të transmetohet ditën e premte në emisionin “60 minuta”.