Ina Zhupa: Vlora do të shënojë rezultat historik për PD-në

614
Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, i ka shprehur falenderimet kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës dhe gjithë organikave të Partisë Demokratike që i dhanë këtë mundësi.
“Qarku Vlorë do jetë surpriza më e madhe për rezultatit historik që do marr PD. Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë do jetë një përbashkim qytetarësh rreth vlerave, rreth ekipit tonë përfaqësues, rreth planit tonë konkret dhe angazhimeve të marra në programin tonë.”,- shprehet Zhupa në mesazhin e saj.

Mesazhi i saj i plotë: 
Përgjegjësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm të përfaqësoj qarkun Vlorë si numri 2 në listën e deputetëve të Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar.
Falenderoj anëtarësinë e Partisë Demokratike, Këshillin Kombëtar të PD, dhe Kryesinë e partisë për votëbesimin e dhënë.
Faleminderit kryetarit të PD Lulzim Basha që ka besuar gjithmonë tek unë dhe më ka dhënë mundësinë të jem 8 vjet pjesë e ekipit të tij në opozitë duke mbrojtur çdo ditë interesat e qytetarëve. Tani më jep besimin për të qënë pjesë e skuadrës fituese të mazhorancës qeverisëse pas 25 prillit, pikërisht në qarkun e gjakut tim, të zemrës time si bijë labërie.
Qarku Vlorë do jetë surpriza më e madhe për rezultatit historik që do marr PD. Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë do jetë një përbashkim qytetarësh rreth vlerave, rreth ekipit tonë përfaqësues, rreth planit tonë konkret dhe angazhimeve të marra në programin tonë.
Të gjithë do fitojmë më 25 prill, cdo qytetar dhe cdo familje do fitoi, vetëm Edi Rama do humbi. Rama do humbi dyfish në Vlorë!
Sigal