Floida Kërpaçi: Më 25 prill, ne rinia e Durresit kemi mundësinë të ndalim padrejtësitë dhe keqqeverisjen që po shpopullon vendin

244
Sigal

Nga Floida Kërpaçi, kryetare e LRI

Për rininë e Shqipërisë, e nesërmja jonë fillon sot.
Nuk mund të qëndrojmë më duarkryq dhe të presim ndryshimin, të presim mundësi, të presim për punë me pagesë të mirë dhe të presim një jetë të mirë. Tani është koha që të rinjtë shqiptarë të ngrihen në këmbë dhe të marrin kontrollin e të ardhmes tonë.

Më 25 prill, NE RINIA kemi mundësinë të ndalim padrejtësitë, të hedhim në koshin e vjetërsirave mentalitetin shkatërrues në qeverisje që shpopullon vendin dhe ta zëvendësojmë me një sistem vlerash që i shërben mbi të gjitha rinisë, arsimit dhe punësimit me paga më të mira të brezit të ri!

ME BUZËQESHJET DHE ENERGJINË RREZATUESE, TË RINJTË E DURRËSIT JU FTOJNË EDHE JU TË BASHKOHENI!

E NESËRMJA FILLON SOT 🇦🇱