Veliaj inaguron çerdhen në “Bregun e Lumit”: “Vëmendje në qendër dhe periferi”

485
Bashkia e Tiranës inaguron rikonstruktimin e çerdhes “Zërat e jetës” në zonën e Bregut të Lumit.
I pranishëm kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se kjo çerdhe është një model pasi transmeton vëmëndjen e kësaj bashkie si në qendër të kryeqytetit ashtu edhe në periferi.
“Fakti që sot ‘Zërat e Jetës’ është një ndër çerdhet më model të Tiranës, pikërisht zonën e Bregut të Lumit, në një nga lagjet më të varfra dhe me kushtet ekonomike më të vështira, është tregues se kemi të njëjtën vëmendje si për qendrën e Tiranës, ashtu edhe në periferi, për t’u siguruar që çdo qytetar i Tiranës merr të njëjtat shërbime”,- u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë Veliaj gjatë fjalës falënderoi 31 kompani të cilat janë bërë pjesë e nismës “Adopto një çerdhe”.
“Më vjen mirë që kjo çerdhe model është bërë pjesë e projektit “Adopto një çerdhe”, ku shumë kompani iu përgjigjën thirrjes sonë dhe dua t’i falenderoj publikisht 31 kompanitë sepse sot kemi marrë një produkt, i cili nëse do të kishim pritur për kalendarin periodik të punimeve të Bashkisë, do të ishin dashur 10 vjet për të ardhur në këtë situatë”, përfundoi Veliaj.
Çerdhja “Zërat e Jetës” është pjesë e projektit të nisur nga Bashkia e Tiranës dhe financuar nga një bankë e nivelit të dytë e cila në pak kohë rikthehu në funksionalitet të plotë këtë çerdhe. 
Sigal