Putin, Erdogan e Abaz bashkë në rihapjen e Xhamisë më të madhe në Moskë

442
Xhamia më e madhe e Moskës është rihapur me praninë e Presidentit rus Vladimir Putin, homologut të tij turk Rexhep Tahip Erdogan dhe presidentit palestinez Mahmut Abaz, e cila duket se ka bashkuar Putin me Erdoan pavarësisht qëndrimeve të kundërta që kanë ndaj liderit sirian Bashar al Asad.
Xhamia Jum’ah u shkatërrua katër vjet më parë dhe aktulisht është rindërtuar për të mirëpritur 10 mijë besimtarë. Ajo është një nga tre xhamitë më të mëdha në Rusi, bashkë me të tjerat që ndodhen në republikat e Çeçenisë dhe Dagestanit.
Putini vlerësoi udhëheqësit muslimanë në Rusi për tolerancën zero ndaj ekstremistëve.
“Bashkësia muslimane e Rusisë daton prej shekujsh dhe ka dhënë një kontribut të madh në historinë e Rusisë. “Vlerat e saj humaniste, si ato të feve të tjera, mësojnë drejtësinë, mëshirën dhe kujdesin dashuri ndaj njëri tjeterit.
Ndërtesa e re është ngritur në vendin ku ka qenë xhamia origjinale e Moskës, e cila daton në vitin 1904. Ndërtimi i saj është financuar tërësisht nga donatorët, sipas agjencive ruse të lajmeve, ku Presidenti palestinez Abbas ka dhënë 25,000 dollarë, dhe miliarderi i lindur në Dagestan Sulejman Kerimov 100 milionë dollarë.
Sigal