Kuvend, Debati pa mikrofon Rama-Dogjani-Paloka: Unë përshesh…, po ti ha…

427
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama debatuar me deputetë të opozitës, kryesisht Edi Palokën dhe Asllan Dogjanin. Më poshtë i zbardhur debatin që nuk dëgjua nga mikrofoni i Parlamentit.
Debati pa mikrofon në Parlament
Edi Rama: Kështu siç e keni nisur, besoj vërtet se nuk keni parë gjë akoma e çfarë nuk do shihni në këtë parlament.
Edi Paloka: Atë e besojmë dhe ne.
Asllan Dogjani: Lëri llogjet. Mbaj fjalën që u ke dhënë shqiptarëve për rilindje ekonomike.
Taulant Balla: Ulu ti, ulu.
Asllan Dogjani: Mos më thuaj ti ulu.
Edi Rama: Ti Asllan, me atë emër që ke ik dhe apliko për nënshtetësi gjermane.
Asllan Dogjani: Jam krenar për emrin tim.
Edi Rama: Është e lehtë të kthehesh nga shqiptar në gjerman. Sidomos kush ka ikur nga Ps tek PD, e ka të thjeshtë këtë punën e shtetetësisë.
Sali Berisha: Vazhdo punën, lëri fjalët.
Edi Paloka: Ka filluar fushatën ky
Edi Rama: Me ty besoj e mbylla herën e fundit me përsheshin. Nuk di sa e ke kohën sot. Sa përshesh do hash në darkë.
Edi Paloka: Unë përshesh…po ti ha atë….atë që e dinë të gjithë që e ha përditë
Edi Rama: Përshesh me garuzhde të madhe madje, se jeni dy në një tenxhere.
Edi Paloka: Ty të duhet të ndihmosh veten kur arrin në shtëpi…
Asllan Dogjani-Valentina Leskajt: Kam një kërkesë
Edi Rama-Dogjanit: Ti ik në ambasadë gjermane. Atje bëji kërkesat, jo këtu.
Asllan Dogjani-Ramës: Ik ti në Gjermani se mbase të pranojnë se ke emër abstrakt.
Asllan Dogjani:Rama foli si në fushatë elektorale
Pasi ka lënë fjalën kryeministri Rama, deputeti Asllan Dogjani ka marrë fjalën për replikë duke u shprehur se fjalimi i Ramës iu duk si në fushatë ku ka thënë vetëm mashtrime.
“Do të dëshiroja të thoja se ato që Rama të ishin të vërteta. Por çdo gjë që u tha si në fushatën elektorale. Nuk është informaliteti njësoj si aksioni i energjisë. Por shumë shpejt edhe ti do ta kuptosh kur t’iu kthehet mbrapsht si bumerang. A ju thoshe ti qytetarëve mos i blini kasat fiskale se po ju vjedhin. Ky kryeministër nuk mund T’i mashtrojë më. Ti nuk ke parë asgjë akoma nga qytetarët shqiptarët do të përzënë para zgjedhjeve.”- tha deputeti Dogjani. 
Sigal