PD shpall listën fituese, kush janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

192
Sigal

Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Janë 300 anëtarë e rinj të Këshillit, të cilët janë zgjedhur pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.

Pjesë e listës janë emra të njohur në PD. Vihet re se në listë mungojnë ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe Edith Harxhi. Kjo e fundit garoi përballë Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e partisë dhe është një ndër zërat më kritikë të kreut aktual të demokratëve.

Pjesë e listës janë emra të njohur  si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi.

Sakaq, risi në këshillin e ri janë Oriela Nebijaj, djali i Sokol Olldashit, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.

Kujtojmë se satuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Dje Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për anëtarët e rinj të Këshillit.

Klikoni këtu për të parë emrat fitues