VIDEO/ Ndërtuesi në Ali Demi prish asfaltin për të marrë sa më shumë metra për pallat, pamjet e rënda nga gropa që rrezikon jetën e qytetarëve

272
Sigal

Jeta në kryeqytet i ngjan çdo ditë e më shumë një labirinthi ku në rast se nuk i bën sytë katër në çdo hap, mund të biesh në gropë. Ky është rreziku që iu kanoset çdo ditë banorëve të lagjes “Ali Demi” në Tiranë, të cilët për shkak se një ndërtues ka bërë gati gropën e pallatit, kanë ngelur pa rrugë dhe në rrezik të vazhdueshëm në dalje dhe hyrje të komplekseve ku banojnë.

Në pamjet e siguruara shihet qartësisht sesi gropa e pallatit ka shembur edhe rrugën kryesore ku kalojnë makinat dhe kalimtarët. Asfalti është prishur ndërsa asnjë masë nuk është marrë, as nga shkaktuesi i dëmit dhe as nga autoritetet.