Përmes një video live në facebook, kryeministri Edi Rama foli edhe për shkollat dhe Universitetet. Kreu i qeverisë është shprehur se gjithashtu javën e ardhshme do të merret vendimi për sa u përket hapjes së tyre. “Deri në fillim jave tjetër, do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet.
Nga 4 maji do lehtësojmë lëvizjet dhe do hapim bllokun e tret të bizneseve. Edhe pak durim por nuk ka rrugë tjetër. Hapja do garantohet nga rregulla.
Ka rëndësi të kuptohet se në fund të ditës lejet duhen për të garantuar shëndetin e secilit. Duhet të jemi më kërkues nga ju por duhet të jeni kërkues edhe nga vetja. Deri në fillim të javës tjetër do kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat”, tha Rama.
Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Ndaj risku nëse hapim shkollat dhe ai është i madh”.



















