Zgjedhjet lokale, Basha mbledh kryesinë, ngrihen grupet e punës

463
Sigal

TIRANE – Partia Demokratike në opozitë është përfshinrë në fazën e organizmit të struktrave në qendër dhe në bazë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Ndonëse opozita nuk është përfshirë dhe ka qenë kundër ndarjes së re territoriale kryetari Lulzim Basha kërkon angazhim maksimal të strukturave, për zgjedhjet lokale , zgjedhje të cilat për herë të parë udhëhiqen nga ana e tij.

Në këto kushte zoti Basha pritet të thërrasë në fundjave kryesinë e vogël të partisë në të cilën pritet të vendosen piketat e strukturave në bazë, dhe në qendër, për organizmin e zgjedhjeve lokale . Burime nga selia blu konfirmojnë për A1 Report se në këtë mbledhje do të parashikohet miratimi i një udhëzuesi që do të përcillet në degët e partisë në rrethe.

Po ashtu parashikohet që kryesia e PD të përcaktojë disa grupe pune të cilët do të monitorojnë nga afër zbatimin e udhëzimit të kryetarit Basha për zgjedhjet locale. Ky proces pritet të kalojë përmes një filtri nga strukturat në qendër nga ku pritet të përzgjidhen edhe kandidiatët më të pëlqyer për garën në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Ndërkohë negociatat me aleatet për përcaktimin e bashkive që do tu lihen partive të tjera të koalicionit opozitar pritet të nisn nga fillimi I muajit mars.