I riu hidhet nga kati i 3-të, dalin detaje të reja nga ngjarja e Elbasanit

284
Sigal

Një 24 vjeçar me inicialet H. P., i cili ishte infektuar me Covid-19 është hedhur nga kati i 3 i laboratorit të spitalit të Elbasanit.

24-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme.

Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit, i riu është paraqitur në spital me babanë e tij.

Ndërsa kanë hanë hyrë në godinën e analizave, në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.

Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e Covid në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të mëtejshme, babai thotë se djali ishte trembur pas përgjigjes.