Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga KLGJ.
“Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Enkelejda Hoxha. Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten E.H me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në njoftimin e KLGJ.
Hoxha akuzohet se liruar të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me përgjimet e fundit të kryera nga SPAK po bëhej gati që lironte një tjetër person të dënuar me burgim të përjetshëm.























