Ina Zhupa në Ksamil: Edhe socialistët të zhgënjyer nga Edi Rama

478
Sigal

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës Ina Zhupa, ka vijuar fushatën në Ksamil, ku është takuar me një nga socialistët e njohur Limos Dizdari ,i cili sipas Zhupës është nga nga socialistët e shumtë që janë zhgënjyer nga qeverisja e keqe e Edi Ramës .

“Çdo njeri i ndershëm sot, çdo njeri që dëshiron që vendi të ketë zhvillim, që rinia të gëzojë jetën në tokën e vet duhet të mbështesë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën”- ishte mesazhi i Limos Dizdarit për këdo që kërkon ndryshimin.”,- u shpreh Zhupa në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Limos Dizdari është një nga socialistët e shumtë që janë zhgënjyer nga qeverisja e keqe e Edi Ramës. Ai jeton në Ksamil prej disa vitesh, ku ka ndërtuar një oaz dije dhe kulture, që nuk e gjen dot as në Tiranë.

Me kurajon që e karakterizon, Limos Dizdari nuk di të shtiret. Ai na hapi dyert e shtëpisë dhe të zemrës për të më dhënë mbështetjen e tij të çmuar në garën elektorale të 25 Prillit.

Çdo njeri i ndershëm sot, çdo njeri që dëshiron që vendi të ketë zhvillim, që rinia të gëzojë jetën në tokën e vet duhet të mbështesë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën”- ishte mesazhi i Limos Dizdarit për këdo që kërkon ndryshimin.

Shumë socialistë, si Limos Dizdari, do të votojnë në 25 Prill për t’i dhënë vendit shansin e fundit që edhe ne të bëhemi si gjithë Europa, ku familjet tona të trajtohen me dinjitet nga qeveria dhe njerëzit të jenë të gjithë të barabartë para ligjit