Spahiu: Pavarësisht vendimit të grupit, vota ime ka qenë dhe do të jetë e LSI

461
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar. Përmes një postimi në Twitter, Spahiu shprehet se pavarësisht vendimit të grupitm vota e tij do të vijojë të jetë e LSI.
“Pavarësisht vendimit te grupit, vota ime ka qene dhe do te jete e LSI-së!”, shkruan Spahiu.
Deputeti i LSI u përjashtua nga grupi parlamentar në mbledhjen e sotme urgjente të kryesisë së LSI, pas qëndrimit të shprehur në rrjetin social kundër vettingut nga ndërkombëtarët.
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!” – shkroi dy ditë më parë në Twitter Spahiu.
Sigal