PS dhe opozita e re ndryshojnë me 98 vota pro projektligjet e Reformës në Drejtësisë

217
Sigal

Me shumicë votash, Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet e Reformës në Drejtësi, ku janë votuar pro për 10 projektligjet.

Ndryshimet u votuan edhe me votat e opozitës parlamentare.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar me 94 vota pro, kontratën me kompaninë “Bechtel international. Inc”, për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës me një vlerë prej 550 milion euro.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që u miratua sot nga Kuvendi është akti normativ për vaksinat, që i lejon Shqipërisë marrjen e dozave nga çdo kompani e licencuar, duke përfshirë edhe ato ruse dhe kineze.