Pirlo me valixhe në duar, tre emra të njohur kandidatë për stolin e Juves

229
Sigal

Andrea Pirlo mund të humbë vendin e trajnerit te Juventusit, madje në Itali është raportuar edhe për një përplasje të tij me presidentin Andrea Agnelli. Largimi i tij në fund të sezonit të parë si trajner është skenari më i mundshëm.

Në fakt zgjedhja e tij si trajner te Juventusi ishte një bast dhe i ndikuar edhe nga kriza financiare, pasi në kampin bardhezi nuk donin të shpenzonin shifra të çmendura. E njëjta politikë pritet të ndiqet sërish dhe emra si Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp shihen si objektiva të paarritshme.

“La Repubblica” në Itali raporton se janë tre trajnerë që shikohen si kandidatë potencialë për të pasuar Pirlon në stolin e Juventusit. Njëri është Gan Piero Gasperini, i përzgjedhur si më i miri i sezonit të shkuar. Atalanta e tij i ka mrekulluar të gjithë dhe klubi nga Torino mund t’i japë një vend në futbollin e madh.

Simone Inzaghi është një tjetër emër i spikatur i trajningut italian. Tekniku aktual i Lazios ka bërë një punë të mirë me kryeqytetasit dhe shpesh është lakuar si opsion edhe për Napolin. Luciano Spalleti është gjithashtu në listën e kandidaturave