Hidhet bojë dhe flakadanë drejt Kryeministrisë. Basha e Kryemadhi drejt sheshit

418
Sigal

Pas gati rreth 30 minuta nga nisja e protestës, disa protestues kanë hedhur bojë në drejtim të mureve të ndërtesës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha është nisur nga selia e partisë për t’iu bashkuar protestuesve.

Basha është i shoqëruar edhe nga qindra studentë demokratë nga vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë nga godina e partisë së drejtuar prej saj për t’u bashkuar në sheshin Dëshmorët e Kombit.