Nis protesta e katërt e madhe e opozitës së bashkuar ndërsa mijëra protestues janë mbledhur para kryeministrisë. Gjithashtu edhe Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit i është mbështetur protestës.
Ndërkohë dëgjohen vazhdimisht dhe thirrjet “Rama ik”, “Mbro Teatrin”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Po ashtu kanë filluar të hidhen dhe shashkat e para ndërsa janë hedhur dhe disa tymuese nga vetë protestuesit.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se si dhe sa do protestohet. Salianji u shpreh se revolta e qytetarëve është shumë e madhe, ndërsa theksoi se janë qytetarët ata që kanë përgatitur supriza gjatë protestës së sotme.