Helidon Pjetri, lëvizja studentore/ Nuk është turp reagimi i Presidentit, por heshtja e qytetarisë që duhet të dalë në sheshe për largimin e së keqes

210
Sigal

Ju dhunojnë çdo ditë dhe ju përbuzin si malokë, shpellarë dhe idiotë

Nuk është turp reagimi i Presidentit, turp është heshtja juaj

Helidon Pjetri, Aktivist i protestave studentore

Turpi nuk shkon nga Presidenti, por nga NE.

Na e shëmben teatrin, na quajtët zaptues!

Na e shkatërruat arsimin , na quajtët ngelsa!

Na i prishet shtëpitë, na quajtët shpellarë!

Na e vratë Klodianin, na quajtët halabakë!

Na e mbytët Arditin , na quajtët këlyshë!

Na e vendosët traun, na quajtë të trashë!

Na e vodhët votën , na quajtët idiotë!

Na i larguat njerëzit , na quajtët tradhtarë!

Na e shitët detin, na quajtët opozitarë!

Na i mbyllët bizneset, na quajtët të papunë

Na e shkatërruat shendësinë, na quajtët të sëmurë mendorë!

Na e shkatërruat Tiranën, na quajtët malok!

E coptuat Shqipërinë duke na vrarë lirinë e dukë na quajtur ne fajtorë!

Asgjë nuk do harrohet, hakmarrja do jetë aq e ashpër po sa vuajtja! Më 25- prill për referendum mbarë popullor  kundër padrejtësisë më të madhe në 30 – vite demokraci.