Gjiknuri: Skuadra e Belshit gati për fitore në zgjedhjet 2023

129
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur në një takim me anëtarët e asamblesë së PS në Belsh, ndërsa ka prezantuar edhe ekipin e ri drejtues me koordinatorët digjital, sekretarin ekzekutiv dhe sekretarin organizativ. “Me Asamblenë e Partisë Socialiste Belsh ku prezantova ekipin e ri drejtues, sekretarin organizativ, sekretarin ekzekutiv dhe koordinatorin digjital.” shkruan Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit në rrjetet sociale. Numri dy i PS ndër të tjera ka theksuar “Skuadra e re është gati dhe ka nisur punën në funksion të realizimit të objektivit në zgjedhjet e ardhshme lokale.” Edhe një herë tjetër Damian Gjiknuri ka shprehur besimin për punën e kryer me reformimin e skuadrave të punës në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2023.